• |
ide | kryesore

Gent Cakaj bën vizitën e parë zyrtare si kryediplomat i Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës evropiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. ​



6 Comments

  1. Kush e gjen sa soorroxhi Jane ne kete foto?
    Mos u ankoni kot
    Jo vetem Shqiperine sorrat Kane mbulu europen.

  2. Lereni te jetoje mundesine e tij kete djale te ri e boll na cate trap*n. As une nuk e dua por ky muhabet u mbyll si deshi i gjati .. hani mut*n e gruas se tij se vete pleqte tuaj dhe ata bythq*rat qe shesin gruan e jo me voten ja jepni mundesine. Injorojeni more te beje ca te doje lijeni ne heshtje i beni report faqes se tij te Facebook mos ti shihen me postimet zorraxhiut Edver K0qe Kandarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *