Arrestohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike një 48-vjeçar në Lezhë. Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.P, të cilit gjatë momentit të arrestimit i janë sekuestruar dhe një sasi lëndësh narkotike.
Njoftimi i Policisë
Policia informohet nga qytetarët, në pranga një person për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin B.P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.