• |
ide | kryesore

Maradona kundër Fifa-s: “Nuk ka ndryshuar asgjë. Boban, do të shihemi në ring”

Sport



Maradona kundër të gjithëve, ashtu si më parë, ashtu si gjithnjë. Legjenda argjentinase i kundërvihet fuqive të mëdha: e ka bërë si drejtues e tani si trajner, natyrisht diplomacia nuk është pika e tij e fortë: “I kam dërguar një letër Gianni Infantino ku i thashë se nuk do të jem kapiten i skuadrës së legjendave, sepse që kur Blatter e Grondona u larguan, nuk ka ndryshuar asgjë në Fifa”.

Gianni Infantino është nën akuzë, se nuk mbajti premtimet e bëra përpara zgjedhjeve: tani kundër tij, Pibe D’or, përdor të njëjtin toj që rezervonte në kohën e të urryerit Blatter. E të mendosh që Diego ishte një nga sponsorit e tij kryesorë. Në sulmin e tij, argjentinasi nuk kursen as Zvonimir Boban: “Dua ti them Boban se nëse do të bëjë mendjemadhin, do të shihemi në ring”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *