• |
ide | kryesore

Në Shqipëri mungojnë spektatorët për aktivitetet kulturore

Lajme, Të fundit



Aktivitetet kulturore u shtuan ndjeshëm në vend përgjatë 2018-s, por në të kundërt, spektatorët kanë qenë më të pakët, teksa në vitin 2018 mbizotëruan debatet mbi prishjen e godinës së Tatrit Kombëtar.

Sipas INSTAT, numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2018 është 346, duke shënuar një rritje me 3,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2017. Në vitin 2018, numri i shfaqjeve/ekspozitave është 1.011, duke patur një rritje me 21,7 %, në krahasim me 2017. Në tremujorin e katërt 2018 numri i spektatorëve është 69.565, duke pësuar ulje me 31,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i spektatorëve në vitin 2018 është 212.380, duke patur ulje prej 2,0 %, krahasuar me 2017. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e katërt 2018 është 201 spektatorë/vizitorë për shfaqje dhe ka pësuar ulje me 33,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Për vitin 2018 pjesëmarrja mesatare ka pësuar një ulje me 19,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në tremujorin e katërt 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve, me 173 të tilla, duke shënuar rritje prej 31,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Galeria Kombëtare e Arteve ka patur numrin më të vogël të ekspozitave, me vetëm një të tillë, për tremujorin e katërt 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur kishte 7 ekspozita. Në vitin 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 457 shfaqje, duke patur rritje prej 42,8 %, krahasuar me periudhën e mëparshme. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve/ekspozitave, me 243 të tilla të realizuara për vitin 2018, duke patur një rritje prej 29,9 %, krahasuar me vitin 2017.

Në tremujorin e katërt 2018, Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor ka patur 24.873 spektatorëve/vizitorëve, duke shënuar një rënie prej 11,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve/spektatorëve, në tremujorin e katërt 2018 e ka shënuar Teatri Kombëtar Eksperimental me 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental ka patur 65.989 spektatorëve/vizitorëve duke shënuar rritje prej 51,5 %, krahasuar me vitin 2017.

Numri mesatar i vizitorëve/spektatorëve për shfaqje/ekspozitë në tremujorine katërt 2018 është 201, duke shënuar ulje me 33,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017 Në vitin 2018, numri mesatar i vizitorëve/spektatorëve për shfaqje/ekspozitë ka patur rënie në 210, duke u ulur me 19,4 %, krahasuar me viti 2017.

Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e katërt 2018 është 58.281, duke shënuar rritje me 10,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Në kala e monumente të tjera, në tremujorin e katërt 2018, numri i vizitorëve është rritur me 39,7 %, krahasuar me të njëjtit tremujor në vitin 2017. Numri i vizitorëve në parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt 2018 është 37.026, me rritje prej 24,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2018 është 988.352, duke shënuar rritje me 49,1 %, krahasuar me vitin 2017.

Në tremujorin e katërt 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 5.186 botime, 5,1 % më pak, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017. Nga këto botime 1.031 ishin tituj të rinj dhe 4.155 ekzemplarë të rinj. Numri i botimeve për vitin 2018 është 14,186, duke shënuar rënie me 14,1 %, krahasuar me vitin 2017. Nga këto botime 2.895 ishin tituj të rinj dhe 11.291 ekzemplarë të rinj./monitor



1 Comment

  1. MILETI SKA BUKE TE HAJE JU THONI SPEKTAKLE. ME BARKUN BOSH TRURI KALON NE STOMAK DHE STOMAKU E KA MENDJEN VETEM TEK BUKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *