Gent Cakaj, Ministri de-fakto i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka zhvilluar të parin takim jashtë vendit me homologun e tij grek që gjithashtu përfaqëson vendin e tij në rang Ministri plotësues.
Ndonëse të dy vendet po negociojnë një çështje delikate dhe me ndjeshmëri të lartë në të dy anët e kufirit, në krye të diplomacisë kanë Ministra të komanduar. Aleksis Tsipras ka mbarrë edhe postin e Ministrit të Jashtëm në Greqi, njësoj si Edi Rama në Shqipëri, por kompetencat e tyre diplomatike i kanë deleguar tek persona të tjerë.
Ky takim i zyrtarëve shqiptarë e grekë, Gent Cakaj dhe Jorogos Katrugalus, erdhi gjatë një takimi joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bukuresht.