• |
ide | kryesore

Optimizëm tek Flamurtari, Koliçi: “Kemi marrë garanci për financat”

Sport



Enea Kolici, ish-portieri i Kukësit që mbron portën e Flamurtarit, është ndër protagonistët më të pritur të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kukësit të shtunën në orën 17.00. Portieri është kthyer të flasë për situatën brenda dhomave të zhveshjes, duke pohuar se klubi ka dhënë siguri dhe garanci për zgjidhjen e situatës financiare, ndërsa ndaj Kukësit mendohet vetëm 90 minutëshi i takimit…

“Nuk më pëlqen të flas për këtë cështje – ka thënë Kolici në konferencën për shtyp -, sepse lojtarëve i pëlqen të flasin në fushë, por kemi marrë garanci për zgjedhjen e ngërcit financiar në një kohë të shpejtë”.

Shumë e lehtë të bësh llogari me renditjen, por kur Flamurtari e Kukësi të përplasen asgjë nuk mund të parashikohet. Ka dy faktorë decizive në fakt në këtë situatë: kuqezinjtë e Ilir Dajës që mes Kupës e Kampionatit kanë treguar performanca të ndryshme dhe fakti që në Vlorë Kukësi shkon me artilerinë e rëndë dhe dy përforcime më shumë. Flamurtari, në anën tjetër do të vuajë edhe mungesat, por pavarsisht këtij fakti kërkohet maksimumi: “Kemi nevojë për fitore dhe do të bëjmë maksimumin për ta arritur – ka bërë të ditur portieri i vlonjatëve – Nuk mendoj se jemi inferior ndaj askujt me apo pa mungesa”.

Referuar dhe largimeve të Bushic, Alvesh apo Siljanovskit, tekniku ilir Daja duhet të zgjedhë një formacion alternativ në këtë sfidë delikate. Për më tepër që Flamurtari do të vuajë mungesat e Kale, Torasës e Veliut, të ndëshkuar me kartona, ndërsa blerja e re Xhevahir Sukaj duket se nuk është ende gati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *