• |
ide | kryesore

Pas takimit me ministren e Arsimit, Mark Marku: “Asnjë rezultat, do të vijojmë qëndresën tonë”

Lajme, Të fundit



Pas takimit prej dy orësh me ministren e Arsimit, pedagogët duken të pakënaqur. Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku është shprehur se takimi ishte pa rezultat. Sipas tij ministrja nuk ka forcën e duhur për të bërë ndonjë ndryshim. Marku paralajmëron vazhdimin e qëndresës së pedagogëve.

“Ne diskutuam për gjendjen në Universitet dhe i qëndruam kërkesave tona, që kemi nxjerrë nga Asambleja. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres, tentoi ta çojë diskutimin drejt një takimi jorezultativ. Ne do të presim deri në darkë dhe do të marrim më pas një vendim për hapat e mëtejshëm, ku do të mblidhet dhe Asambleja e pedagogëve. Ministrja nuk ka forcën  e duhur, dhe nuk mori asnjë angazhim lidhur me kërkesat e tyre”, u shpreh Marku.

‘’Ne biseduam deri në momentin e fundit për problemet, po nuk patëm zgjidhje . Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, tha Marku.



2 Comments

  1. vetem paraqitja e 3 antareve te PDs ne ate fotografi qe ka vene lapsi aty.. e cvlerson komplet kauzen (qe mund te jete edrejte) te ketyre profesorave. I jep asaj nje karakter te theksuar politik

    1. Po ku e paska të keqen që pedagogët e universitetit të jenë me bindje politike ?
      Se qenkan ndërmjet qindra pedagogëve që kanë kundërshtuar pseudo reformën për arsimin edhe “tre” pedagogë antarë të PD, vetëm një injorant mund të mendojë se kjo e kompromentokërka protestën e tyre.
      Nuk ka asnjë intelektual që të mos ketë bindje politike pasi politika është e lidhur me gjithë jetën e njerëzve, e kjo jo në kuptimin e angazhimit partiak, por në formimin e bindjeve.
      Edhe studentët me dhjetra mijë që dolën në protestë, ngatëruan përkatësinë partiake me qëndrimin politik, e kjo ishte arsyeja që protesta u zbeh.
      Padyshim se në ato dhjetra mijë studentë ka me mijra që janë të angazhuar në forumet rinore të partive të ndryshme por edhe simpatizantë të ideve të ndryshme politike.
      Derisa qenke ti more zotëria anonim aaaaaaaa që të digjka shpirti për “rilindjen” e Gjushit, përse nuk duheshka të kenë bindje politike elita intelektuale shqiptare që janë pedagogët e studentët ?
      Derisa ata dolën me 8 kërkesa , këto kërkesa ja drejtuan qeverisë për ti realizuar e jo opoziës, prandaj nuk ka sepse të quhej një protestë apolitike.
      Fakt është që mund të vërtetohet edhe nga komentet e qytetarëve, se ka shumë qytetarë që kanë votuar për “rilindjen” e janë penduar për këtë duke u ndeshur me veprimet korruptive të kësaj qeverie pa zënë në hesap me mijra qytetarë që u detyruan me forcë apo e shitën votën për të kaluar një muaj me ato para, pa bërë hesapin se çfarë do të hanin për katër vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *