• |
ide | kryesore

Pedagogët takim me ministren e Arsimit, paralajmërojnë grevë

Lajme, Të fundit



6 përfaqësues nga asambletë e pedagogëve në Ministrinë e Arsimit po zhvillojnë një takim me ministren Besa Shahini.

Pedagogët javën e kaluar kërkuan rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Pedagogët kërkojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre ndërsa shprehen se do të hyjnë edhe në grevë, sikurse kishin paralajmëruar një javë më parë.

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupër akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, shkruhet në shkresën e pedagogëve.

Takimi i asambleve dhe i stafeve akademike të fakulteteve të Universitetit të Tiranës 

(Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja)

Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe ministres së Arsimit, të Sportit dhe të Rinisë, znj, Besa Shahini

Duke njohur dhe duke vlerësuar rëndësinë dhe seriozitetin e situatës aktuale në Arsimin e Lartë, dhe më specifikisht në Universitetin e Tiranës.

Me përgjegjësinë më të lartë për të ofruar mësimdhënie dhe kërkim shkencor të nivelit më të mirë për studentët tanë, Me detyrën për të ruajtuar dhe për të forcuar rolin e universitetit publik në Shqipëri

Nxjerrim këtë deklaratë

1.Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre

2.Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015 si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

3.Kërkojmë shfuqimin e menjëhershëm të VKM-vë të datës 26 dhjetor 2018: N.777, Nr.781, Nr.783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr:185, të cilat bien në kundërshtim me autominë e universitare dhe lirinë akademike

4.Kërkojmë rritjen  e buxhetit për arsimin e lartë publik si  dhe dalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *