• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Benatia nuk donte të largohej, por Allegri…

Sport



Pas dëmtimeve të Bonucci e Chiellini, tifozët e Juventus vazhdojnë të pyesin veten mbi motivet reale të shitjes së Medhi Benatia, që mbi të gjitha në muajin e ardhshëm do të bëhej i nevojshëm për Allegri në Champions League. Por arsyen pse bardhezinjtë lanë të largohej marokeni, që pranoi ofertën e Qatar, e ka bërë të ditur Tuttosport, sipas të cilëve në qendër të thyerjes së mardhënieve me klubin kanë qenë sjelljet e lojtarit, që nuk i kanë pëlqyer shoqërisë, e aq më pak teknikut.

Kështu, Juventus nuk e ka lënë të largohet për të kënaqur dëshirën e lojtarit, por për të hequr qafe një problem në dhomat e zhveshjes. Sipas gazetës torineze, raporti mes marokenit e Allegri kishte arritur pikën e mos kthimit.

Problemet e para nisën në nëntor, kur Benatia kuptoi se në hierkitë e teknikut, Bonucci ishte shumë më përpara dhe foli me shtypin: “Nëse nuk luaj më shumë do të pyes a jam i nevojshëm”. Fjalë që në shoqëri nuk u pëlqyen, ashtu si “dhimbjet e dyshimta” që mbrojtësi tregoi në fund të dhjetorit (Atalanta-Juventus në kampionat) e në fillim të janarit (Bologna-Juventus në Kupën e Italisë), kur Allegri donte ta fuste titullar, për ti dhënë pushim dyshes së qendrës.

Ja përse ndarja ishte bërë e pashmangshme: Benatia pranoi ofertën e Al-Duhail e do të fitojë dyfishin e asaj që perceptonte në Torino, Allegri mori Caceres me entuziazëm të madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *