• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë zjarri godina e njësisë administrative në Lezhë

Lajme, Të fundit



Godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë u qëllua me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *