• |
ide | kryesore

Saga kriminale që ka tronditur Tiranën, si lindi konflikti mes tre familjeve; Xhabafti-Ymeri-Bilali

Lajme, Të fundit



Vrasja mafioze e Arben Bilalit në Tiranë dy ditë ka kthyer në skenë historinë disa vjeçare të hasmërisë mes tre familjeve në kryeqytet. Duhet thënë se të gjitha vrasjet deri më tani janë pa autor. Top Channel raporton se “Prokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi. Siç thuhet në raportin e referuar në polici vrasjet kanë nisur në vitin 1992 mes familjes Xhabafti dhe një familjeje tjetër Ymeri, të dyja këto me vikima.

Më pas në lojë është futur dhe familja Bilali. Këta të fundit sipas informacioneve të referuara, dyshohet se kanë mbështetur gjatë këtij konflikti mes dy fiseve, familjen Ymeri. Sipas dyshimeve ende të paprovuara të policisë u vranë brenda një dekade dy vëllezërit Bujar dhe Leonard Bilali dhe së fundmi Arben Bilali.

Krimet deri më tani janë pa autor, ndërsa e dyshuar mbetet familja Xhabafti. Sipas TCH, policia ka marrë në pyetje Albert Xhabaftin, që është vëllai i Baki Xhabaftit, vrarë pak kohë më parë. Po kështu janë marrë në pyetje dhe 10 persona të tjerë, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Dy shokët e Arben Bilalit, kanë treguar se i ndiqnin makina të ndryshme dhe një motor sa herë kishin në mjetin e tyre si pasagjer, 50-vjeçarin Bilali.

Por i pyetur nga hetuesit, Albert Xhabafti mohoi të ketë konflikte me familjen Bilali, ndërsa për ditën e krimit, ai kishte si alibi drekën me miqtë e tij, një alibi e vërtetuar nga kamerat e sigurisë.

Hetimet thanë burimet po vijojnë intensivisht, por deri më tani policia dhe prokuroria nuk kanë rënë në gjurmë të autorëve. Ata dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë. Atentatorët qëlluan me automatik mesditën e të mërkurës, Arben Bilalin teksa ai po i drejtohej banesës së tij në zonën e Selitës. Edhe pse kishte marrë masa të forta sigurie, ai nuk arriti ti shpëtojë plumbave./top channel



1 Comment

  1. Skiftere,sapo jane arrestuar kater eksponente te krimit me pese kg heroine te mbeshtetur fuqishem nga pd e durresit dhe shqupi,do para partia,grupet e salit jane ne aktivitet te plote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *