• |
ide | kryesore

Studentët e Shkodrës refuzojnë Besa Shahinin, ministrja braktis takimin

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi këta të fundit kërkuan praninë e mediave.

Ky ka qenë shkaku që ka detyruar ministren të lë takimin. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se studentët i kishin kërkuar takim dhe sipas saj,  kishte rënë dakord me ta që të bëhej pa praninë e mediave.

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.



4 Comments

  1. Kjo po braktis cdo takim. Kthehu o goc nga ke ardhur, nuk je per kete pune.Nese nuk e ka kuptusr,dikush duhet ti thote.

  2. Pa media, kjo tregon pa aftesine dhe tinezine qe e kane me studentet, sepse ne nse ka ciltersi, per tua plotesuar kerkesat studenteve ato behen deklarative, e jo skutave te fshehta sic i bejne keta lolot qeveritare. Per kete gjest, ata studente e profesore duhen pershendetur, ne demokraci populli kerkon informim, e jo maskim.

  3. Lulekuqet e psikopatit jane disa si grumbull mushkonjash, qe idioti ua leshon popullit . Por ka harruar se te tera ato, e kane nga nje kembe te keputur. Po te doni, mos e pranoni, por shihini CVte e te terave, se kush ishin, e kush jane,,,,sot perdoren si lolo, e per podium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *