• |
ide | kryesore

Tre të dhëna bëjnë një provë: ja arsyet pse Juventus fiton Champions League këtë sezon

F1, Sport



Nga arritja në Torino e Cristiano Ronaldo, në kampin e Juventus objektivi i vërtetë për këtë sezon është fitorja e Champions League, që mungon në palmaresin e bardhezinjve që prej 23 vjetësh e që i ka shpëtuar dy herë në vitet e fundit në aktin e fundit. Një objektiv që sot duket shumë afër, edhe pse Allegri nuk dëshiron të flitet për “Juventus mega-favorite”, por vlerësimet tekniko-taktike këtu nuk hyjnë. Bestytënia ka lidhje në këtë rast më shumë se cdo gjë: ka një ngjashmëri të fortë në rrugën e skuadrës së Allegri dhe asaj të Lippi, që në 1996 fitoi të fundit Kupë Kampionësh, duke mundur Ajax me penallti në finalen e Olimpico.

– Në Jeddah Juventus fitoi Superkupën italiane duke mundur Milan 1-0, ekzaktësisht si 23 vjet më parë, kur bardhezinjtë mundën 1-0 Parmën, në një finale të luajtur cuditërisht në janar (një vit më parë e një vit më pas u luajt në gusht).
– Të mërkurën bardhezinjtë u eleminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta, ekzaktësisht si në 1996, kur Del Piero e të tjerët e nxorrën nga turneu, nga zikaltrit në stadiumin Atleti Azzuri d’Italia.
– E fundit ngjashmëri i takon Ajax, që 23 vjet më parë u mund me penallti në finalen e Roma e që këtë vit, 13 vjet nga hera e fundit, është kthyer të luajë në 1/8 e finales së Champions.
Tifozët bardhezi natyrisht që kryqëzojnë gishtat, por nëse tre të dhëna bëjnë një provë…



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *