• |
ide | kryesore

U akuzua për shitjen e dy apartamenteve në Lezhë, Paloka: Po mundoheni të më bëni pis edhe mua njëlloj

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundëpërgjigjur akuzave në media për shitjen e dy shtëpive ndaj qytetares Shqipe Palaj, e cila po hetohet për pastrim parash.

Palaj, së cilës i kishin ardhur 5.5 milionë euro në bankë sipas saj prej një shtetasi suedez dhe motrës së saj që jeton në Suedi, po hetohet në lidhje me origjinën e shumës së depozituar në llogari të saj.

Disa media kanë shpërndarë lajmin se deputeti i PD-së Edi Paloka i ka shitur dy shtëpi në Lezhë me vlerë përkatësisht 70 mijë euro dhe 87 milionë lekë, shtetases Shqipe Palaj.

Ky lajm, e ka irrituar Palokën, i cili e quan të qëllimshme bërjen pis të personit të tij. Ai madje aludon se e gjitha është inskenuar një ditë pas disa deklaratave të tija publike në një studio televizive, ku ishte shprehur se askush nuk mund ta bënte pis atë.

“Nuk e di a eshte rastesi, apo lideri dhe qelbesit e tij u hodhen ne sulm nje dite pasi une deklarova ne nje studio televizive se edhe pas 28 vitesh ne politike as gojet e qelbura te rilindjes nuk mund te thone dot asgje per te me bere pis mua dhe mjaft kolege te tjere te ndershem ne PD”, shkruan Paloka.

Paloka dyshon se disa media po mundohen të bëjnë pis të gjithë figurat politike në mënyrë që të gjithë politikanët të duken njëlloj, ashtu si kryeministri Rama.

Më tej, ai deklaron se nuk ka patur asnjë shtëpi në Lezhë dhe se ka shitur vetëm një apartament rreth një vit më parë në Shëngjin, por jo ndaj shtetases Shqipe Palaj. Edhe nëse do të ia kishte shitur apartamentin kësaj shtetaseje, Paloka nuk sheh ndonjë shkelje në këtë mes.

“Sipas ketij lajmi te perhapur me kembengulje ne mediat e Rames, une i paskam shitur dy shtepi ne Lezhe me cmime 70 mije euro dhe 87 milion lek, nje personi me emrin Shqipe Palaj qe po u hetoka per pastrim parashe. Edhe sikur ky lajm te ishte i vertete, nuk perbente asnje shkelje jo vetem ligjore po as etike sepse cdo qytetar ka te drejte te shese pronen e tij”, vijon më tej Paloka.

Deputeti i PD-së tregon se do e çojë çështjen në gjykatë.

“Mbase ka ardhur koha “te marr dhe une ndonje lek”, por nga qelbesit ne gjykate”, shkruan në fund të deklaratës së tij Paloka.



2 Comments

    1. i pa emer ti je ketu muti numer nji qe nuk pret si ben blushi e andi bushati ti hani rames dhjerjen e nxeht.dje andi bushterr bushati tek lapsi se kjo shqipja i ka bler palokes dy apartamente pra shqipja per paloken ka bler dy apartamente dhe ate tjetrin e pd nji .ketu po del se paloka ka shitur pallat tjeter kund e jo ku thot muti rama e ku han i pa emer.mir ta zem qe paloka paska shitur nji apartament per 100 mij euro,po rama qe beri bunker 2 miljon euro i fitoj ato nga byth dhe pall lepirja qe i beri metes,nga shitja e grave qe i beri grekve makoqin,delina ficon qe i shiti quqit,rudina magjistarin qe i shiti sandrit te klan,po me keto shitje rama i bleu gruan thanas gjillarit linda gjillarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *