• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, plagoset një person

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një person ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit. Ai  është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *