• |
ide | kryesore

Jepet dënimi për 3 shqiptarët që shpërndanin kokainë në Angli

Lajme, Të fundit



Dënohen me 6 vite e 6 muaj burg tre shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar për akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë.

Mediat angleze shkruajnë se tre shqiptarët u kapën në muajin gusht me kokaine të pastër, e cila kishte si target grup persona që paguanin shifra të larta për mallin që do merrnin.

Një gjykatë në Maidstone dha vendimin ditën e djeshme për 3 shqiptarët Florenc Kola, Shpati Hakili, Nasied Mitro. Dy prej të dënuarve rezultonin me qëndrim të parregullt në tokën angleze dhe pas kryerjes së dënimit ata do të dëbohen drejt Shqipërisë si persona të “padëshirueshëm”.

Të arrestuarve iu sekuestruan një sasi parash dhe disa telefona celularë. Një nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër trafikut të lëndeve narkotike mes tjerash u shpreh: “Ne e dimë se çdo grup i krimit të organizuar mbështetet tek paraja. Ndërprerja e aktivitetit të tyre dhe konfiskimi i parave është i rëndësishëm për stopimin e biznesit të tyre. Kjo i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale”, shtoi ai.

Ata theksuan se nuk do të tolerojnë asnjë veprim që cënon jetën dhe sigurinë publike duke premtuar se krimi i organizuar dhe trafikantët do të goditen me çdo mjet.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar grupet e krimit të organizuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *