• |
ide | kryesore

Juventus bën ofertën për Marcelo: 45 milionë euro e Real po mendohet

Sport



Objektivi i madh i Juventus për verën e ardhshme është Marcelo. Bardhezinjtë kanë kohë që ndjekin mbrojtësin e majtë të Real Madrid, por operacioni që verën e kaluar mbeti në tentativë, në qershor mund të bëhet realitet. Agnelli e Paratici, të fortë në vullnetin e brazilianit për tu bashkuar me Cristiano Ronaldo në Torino, po formulojnë ofertën për të gjetur akordin me Florentino Perez. Sipas Tuttosport shifrat e tratativës janë përcaktuar: 45 milionë euro për spanjollët, ndërsa për lojtarin një kontratë prej 12 milionë euro në sezon që do ta bënte atë, të dytin më të paguar tek Juventus.

Marcelo është në skadencë me Blancos në 2022, por ka treguar se ka dëshirë për një aventurë të re dhe Juventus përfaqëson një rast ideal për të vazhduar të fitojë. Bardhezinjtë janë duke vlerësuar ndërkohë edhe pozicionin e Alex Sandro: pavarësisht rinovimit ai mund të shitet për një ofertë që i kalon 50 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *