• |
ide | kryesore

Majko kundër idesë së Thaçit për ndryshim kufijsh

Arkiva, Të fundit

Megjithëse Ditmir Bushati u largua nga qeveria vetëm se e quajti idenë e shkëmbimit të teritoreve hapje të kutisë së Pandorës, ish kryeministi Pandeli Majko ka trguar edhe njëherë se nuk bën kompromis kur vjen fjala për Kosovën. Në studion e ABC Neës ministri për diasporën, Majko, komentoi se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka dhënë leje për të bërë çudira. Ai ka përmendur Berlinin dhe Londrën që janë shprehur hapur kundër idesë të shkëmbimit të teritoreve.

“Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe  jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është projekti i Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës” tha ai të premten në mbrëmje në nje intervistë me Mirela Milorin. Edhe formulën e zyrtarëvë të lartë amerikanë se “ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord”, të servirur në Shqipëri dhe  kosovë si një miratim për shkëmbim teritoresh, ish kryeministri e sheh ndryshe: “nuk është dritë jeshile për të bëre çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar” theksoi ai. Duke folur për planin Thaçi Vuçiç ai nënvizoi se “po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fluturojmë shumë lart”.

Lapsi.al/ Burimi: ABC

 

1 Comment

  1. E dëgjova Thaçin në emisionin “Të pa ekspozuarit” të Rakipit që vazhdonte të ngulte këmbë se korigjimin e kufijve me Serbinë ta konsideronte si një marëveshje në favor të Kosovës, pasi ajo veç që do ti zgjerohen kufijtë me Presheven, Bujanovcin e Medvegjën, do të vendosë që më së fundi ta njohë pamvarësinë e Kosovës ????????????.
    A mund të ketë ndonjë njeri naiv në gjithë botën që ta besojë një gënjeshtër kaq të trashë ?
    Për Veriun e Kosovës ai përbetohej se Serbia nuk do të merte asnjë pëllëmbë tokë ????,
    Pra Serbia nuk e paska njohur Kosovën deri tani sipas Thaçit, vetëm nga inati që liderët e saj nuk pranojnë që asaj ti bashkohet Presheva.
    Është krejtësisht e kjartë se këtu nuk bëhet fjalë për korigjim kufijsh por për shkëmbime teritoresh.
    Edhe Millosheviçi nuk e bëri luftën për disa kisha ortodokse në Kosovë por pikërisht që të merte zonat e pasura t[ veriut të saj.
    Qëkur u dëgjua që në veriun e Kosovës me popullsi serbe u vendosën trupat paqëruajtëse franceze,, e kisha parashikuar që ka një plan të fshehtë në favor të serbëve.
    Gjatë kësaj periudhe, janë dhënë njoftime se veç kolonëve të vjetër serbë në këtë teritor, francezët i krijuan Serbisë mundësitë që të sillnin kolonë të rij të ardhur nga zona të tjera të ish Jugosllavisë.
    Për fat të keq, Mitrovica në këtë kohë nuk pati ndonjë lider si Isa Boletini, që ti dilte zot asaj e Thaçi nuk shihte më larg sesa fshati i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu