• |
ide | kryesore

Mark Marku i përgjigjet Ramës: Të pyesësh studentët e mjekësisë për mua është si të pyes unë për ju në Madagaskar

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar në fakultetin e Mjekësisë ndaj një prej pedagogëve më aktiv në mbrojtje të kërkesave të studentëve, Mark Markut.

Rama i ka kërkuar studentëve të këtij universiteti që t’i drejtojnë disa pyetje profesor Markut, duke menduar se përmes tyre do të vinte me shpatulla pas muri pedagogun në fjalë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mark Markut, i cili e sheh pa sens përgojimin e tij në ambientet e një fakulteti ku ai nuk jep mësim. Marku ka bërë një krahasim për ta ilustruar ambientin e papërshtatshëm të përzgjedhur nga kryeministri për të folur për të.

Sipas tij, të pyesësh studentët e mjekësisë për performancën e pedagogut të Shkencave të Komunikimit është njëlloj si të pyesësh në Japoni apo Madagaskar për performancën e qeverisë sonë.

Më poshtë replika e plotë e profesor Mark Markut

Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar studentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto:

  1. A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë
  2. A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave
  3. A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si?

Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t’u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m’i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t’ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Univeristetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit.

Së dyti, sepse studentët e mi, kanë pasur mundësinë përgjatë gjithë karrierës time profesionale të më bëjnë jo vetëm ato pyetje që u sugjeroni ju, por mijëra pyetje të tjera, sepse kanë qenë të stimuluar për këtë gjë nga filozofia e mësimdhënies që kolegët e mi dhe unë kemi përqafuar si departament. Madje, tek ne studenti vlerësohet mes të tjerash kryesisht prej aftësisë për të bërë pyetje dhe për sensin kritik ndaj dijes që u jepet në departamentin tonë. Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje. Për sa i përket pyetjes së pare, studentët e dinë se procesi i dhënies së gradave ka qenë tërësisht në përputhje me ligjin, por edhe në përputhje me standartet profesionale të kërkimit shkencor. Kjo ka bërë që nga rreth 60 doktorantë të regjistruar në shkollën tonë doktorale në këtë dhjetëvjeçar, deri tani vetëm rreth 15-16 prej tyre kanë arritur ta mbrojnë. Dhe këta i kanë të publikuara doktoraturat e tyre on line, ku gjithësecili  mund t’i shohë edhe pse pakkush ka tagrin profesional për t’i gjykuar e vlerësuar.

Për pyetjen e dytë studenët e mi do të kishin thënë se në departamentin tonë është e ndaluar rreptësisht me një vendim dekanati dhe departamenti do lloj implikimi financiar i pedagogëve dhe presioni për blerjen e librave. Madje në departamentin dhe fakultetin tonë janë larguar nga auditorët ata pak profesorë që e kanë thyer këtë rregull. Po t’i kishe takuar studentët e mi do ta kishe marrë edhe përgjigjen se çdo fillimi viti kjo gjë u thuhet publikisht klasë për klasë studentëve.

Për pyetjen e tretë normalisht do ta kishe marrë një përgjigje nëse do ta kishe kërkuar nga studentët e mi. Dhe studentët e mi do të thoshin, po ne e bëjmë vlerësimin e performancës së pedagogëve, përmes një pyetësori i cili organizohet  vit për vit, dhe pas përpunimit kompjuterik të të dhënave të mbledhura paraqitet në një takim të hapur me studentët dhe pedagogët.

Sa keq për ju zoti kryeministër që në vend që të pyesje studentët e mi për këto gjëra shkon e pyet studentët e mjekësisë. Do të ishte njësoj sikur disa pyetje që i kam për qeverisjen tuaj të shkoja t’i bëja në Japoni apo Madagaskar.

Tani edhe një përgjigje nga ana ime, meqenëse me sa kuptoj unë të paskam shqetësuar aq sa për të dalë tek mjekët për të më përgojuar, pasi për pyetjet që në mënyrë retorike m’i bën përmes studentëve e kam një përgjigje, si edhe kolegët e mi.

Për pyetjen e parë normalisht që përgjigja është JO, jo ashtu siç doni ta bëni ju me VKM-të dhe urdhërat tuaja. Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Univeristetin Paris 2, Pantheon-Assas para  një komisioni të nderuar prej 7 antarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Ftrancë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj. Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t’u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët. Por jo vetëm nisur nga vetja jam kundër. Se ajo që propozoni ju në VKM-të tuaja është antiligjore, antikushtetuese, anti akademike, anti univeristare. Për më tepër referojuni vendimit të senatit të UT-së. Ajo çfarë më bën të shkul leshrat e kresë është se kryeministri i vendit tim e njeh aq pak shtetin e së drejtës sa që bën akuza për gjithë pedagogët, madje edhe për ta si unë që i kemi mbrojtur doktoraturat jashtë, nisur nga disa raste plagjature të servirur nëpër portale, edhe ato të paverifikuara, përfshi edhe ato të ministrave dhe zyrtarëve tuaj. Me që ra fjala, pse nuk i keni zbuluar dhe ndjekur ligjërisht ato raste deri tani në këto 6 vjet të qeverisjes tuaj? Ne pedagogët te Filologjiku e kemi bërë sa herë kemi pasur raste të tilla. Doktoraturat me plagjiaturë janë rrëzuar, madje janë marrë masa edhe në këshillin e etikës. Nga që unë kam parime etike tuajat nuk po i përmend këtu rastet, por nëse doni ejani t’ua tregojmë. Po ju lutem, kujdes mos ngatërroni fakultetet dhe na dilni në Sauk apo gjetkë se atje nuk i gjeni.

Për matjen e performacës nga studentët  e keni përgjigjen në atë ju thashë më sipër, por modeli që ju na prezantoni është krejt i gabuar. Është metodologjikisht e gabuar të bësh një sondazh kombëtar për pedagogë dhe veprimtari që janë të kufizuara sipas fushave dhe departamenteve  në mënyrë sektoriale. Nëse keni nevojë për model ju lutem ejani në departamentin tonë, por gjithësesi kujdes, mos shkoni në Sauk, se nuk do gjeni gjë. Në Sauk është vetëm Sauku dhe ju shkon mundi kot se Saukun mund ta shikoni edhe nga Surreli.

Për tregtinë e librave përgjigja ime është, jo, edhe pse i neveris ata kolegë të mi që e bëjnë një gjë të tillë gjetkë. Jo, sepse ju keni propozuar që ministria të përcaktojë tekstet sipas lëndëve. Zoti kryeministër, vërtetë se kuptoni çfarë gafash na ofroni si zgjidhje?! Po u rekomandoj një zgjdhje të thjeshtë që e kanë të gjithë univeristetet evropiane: financoni univeristetet dhe ata me paratë që u jepni ju ngrenë shtëpitë botuese të librit universitar. Po nejse, kot e thashë, se mos do e bësh.

Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç’ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi./Panorama

 



8 Comments

  1. KURSE UNE DO I BEJA 4- PYETJE EDI RAMES.
    1-A DUHET QE TI TE HAPESH EKPOZITA SA TE JESH KRYEMINISTER.JASHTE SHQIPERIS
    2-A DUHET TE HAPESH EKZPOZITA SA TE JESH KRYEMINISTER NE SHQIPERI
    3-DHE NE QOFTE SE HAP A DUHET TE KESH TRASPARENC.
    4-DHE E KATERTA DUHET TE FLAS NJE KRYEMINISTER SIC FOLE PARDJE NE PARLAMENT.

  2. rama kryeminister esht si te beson qe nji gomar din te punoj me kompjuter,
    ky krymb qebefi i dgjerjes stalin vetem te thith palla roshi,frroku e doshi e kokain din.me falni dhe ngjalen e metes ne lalz ky thothi kir i kerkonte bllokun.

  3. Kur ka ardhur koha, qe vendin ta drejtoje nje psikopat, qe eshte shume here me i dobet nga ana intelektuale se keta profesore, e qe i ofendon si pa te keq, eshte vaj hallit se si do i vene punet ketij populli nese ky, me marifetet e poshtra per te mbajtur pushtetin, na qendron akoma. Ky, dhe shpura e tufes se sektit te qelbesirave duhet qe me doemos te shporret, sepse durimi ka ardhur ne fund, e shpresa qe vendi te shpetoi nga nje i cmendur, e bandit.

  4. Mark ktu a ba bir selmani nans. Te tana vijne se nuk i skuqet ftyra kujt per cfare ban?!!
    Mire se ky eshte e keqja qe ka zan perposht kete vend.
    Po pasteria qe kerkohet, me shum delir, nuk eshte per ato njerez qe gruas i eshte merzite Venecia se ju ban 5 here qe shkon brenda vitit.
    Se nuk i keni rrjep studentat, ku sban ma, por prap ke pase doren ma te lehte, megjithse per pedagoget eshte koha kur qeni han petlla

  5. Mark do te bejme minister te arsimit vetem hiq Ramen.Tu dha rasti te na tregosh dekoratat e filoqylit,mbahu Mark mbahu fort ,se mos semuresh nga uria.Je burim frymezimi per Shkullakun,fshatari ska brire.Merr ndonje naftetar ose minator se ne gati jemi.Luli ka shkuar me benc dhe berber ne fshat ku malet do ti beje pjellore si dhe grate.

  6. Skiftere mos u merzisni per markun se ai nuk eshte merzitur vete,por foli per market e shumte qe ka ne pd dhe rreth saj,marku po kerkon nga luli nje mandat tjeter me lulin,nuk ka hall shkollen ai aq me pak studentet,por kur hyn ne vathen e saliut nuk del dot me,se shkon per lesh nga bandat e saliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *