• |
ide | kryesore

Quhem Higuain: dygolëshi i parë me Chelsea në debutimin në Stamford Bridge

Sport, Video



E kritikuan se nuk mori përsipër penalltinë, e kryqëzuan pas ndeshjes së parë si titullar, por harruan se është Gonzalo Higuain. Në debutimin në Stamford Brigde, sulmuesi argjentinas udhëhoqi rikthimin e londinezëve tek fitorja, pas disfatës turpëruese në ndeshjen kundër Bournemouthit. Dy gola të Higuain ndihmuan Chelsea të imponohet 5-0 kundër Huddersfieldit, për javën e 25-të të Premier League.

Formacioni i Maurizio Sarrit kthehet në garë për një vend në Champions dhe kishte nevojë vetëm për 16 minuta për ta bërë me golin e parë me fanellën e Bluve të Higuain. Londinezët siguruan fitoren duke shënuar edhe katër gola të tjerë në këtë ndeshje, dy nga Eden Hazardi, një nga David Luizi dhe një tjetër në fund nga argjentinasi i kritikuar.

Tottenham merr një tjetër fitore shumë të rëndësishme, sidomos pas deklaratave ngacmuese të Poccettino për merkaton e munguar të Spurs. Tupërohet në shtëpi Everton nga Wolves, ndërsa Crystal Palace imponohet me dy gola ndaj Fulham.

England – Premier League
Tottenham Hotspur 1 – 0 Newcastle United
Brighton & Hove Albion 0 – 0 Watford
Burnley 1 – 1 Southampton
Chelsea 5 – 0 Huddersfield Town
Crystal Palace 2 – 0 Fulham
Everton 1 – 3 Wolverhampton Wanderers



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *