• |
ide | kryesore

Shpërthim brenda një restoranti në Greqi, 3 persona mbesin të vdekur

Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur në një restorant të qytetit të Kalamatës. Tre gra raportohet se kanë humbur jetën prej ngjarjes së rëndë në shtetin grek.

Prej të dhënave të para thuhet se shkak i kësaj ngjarje është bërë rrjedhja e gazit në kuzhinë.
Dy punonjëse të restorantit dhe bashkëshortja e pronarit mësohet se janë 3 viktimat e këtij incidenti. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:15, në një kohë kur restoranti ishte i mbushur me klientë.

Policia dhe personeli i ndihmës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave apo edhe numrin e saktë të të plagosurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *