• |
ide | kryesore

Të ardhmen e Buffon në Paris, e vendos Areola: “Do të qendroja me dshirë, nëse…”

Sport



Portieri i përjetësisë, Gigi Buffon, e sheh veten në fushë edhe për sezonin e ardhshëm, por për të ditur nëse do të jetë ende Psg apo një klub tjetër, duhet pritur pak kohë. “Nëse Alphonse (Areola) e klubi duan, do të qendroja këtu me dëshirë edhe një sezon tjetër”, ka thënë ish-portieri i Juventus duke folur në konferencë për shtyp në krah të kolegut të tij në vigjilje të sfidës së Ligue 1 kundër Lione.

“Për momentin është e rëndësishme të qendrojmë të përqendruar në impenjimet që po vijnë: Lione, Bordeaux e Manchester. Për sa i përket kontratës sime e sezonit të ardhshëm, kemi gjithë kohën për ta menduar”, shtoi ai. Buffon ka një kontratë deri në qershor, me opsionin për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *