• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo nuk mjafton: për herë të parë Juventus prek dy ndeshje radhazi pa fitore

F1, Sport, Video



Ka dicka që nuk shkon tek Juventus dhe ky është momenti më i keq për të patur ngërce në mekanizma, me Champions League në prag. Bardhezinjtë nuk arrijnë të fitojnë as kundër Parmës, në Allianz Stadium dhe për herë të parë gjatë këtij sezoni prekin ndeshjen e dytë radhazi pa fitore.

Ndoshta besimi i tepëruar, ndoshta mungesat e rëndësishme në mbrojtje, apo thjesht një moment jo, por Juventus shpenzon avantazin e dy golave për të fiksuar një 3-3, të arritur në kohën shtesë nga goli i Gervinho. Eleminimi në Kupën e Italisë kundër Atalanatës sic duket ka lënë pasoja, që Caceres dhe Rugani në qendër nuk kanë mundur ta fshijnë.

Cristiano Ronaldo ka bërë atë që pritet nga portugezi, madje e mori përsipër skuadrën, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, përpara se Daneiele Rugani të dyfishonte rezultatin, në minutën e 62-të. Vetëm se Chiellini nuk është e as Bonucci, ndaj Parma i ka shanset për tu futur në lojë dhe e bën në minutën e 64-të, përmes golit të shënuar nga Barilla.

CR7 nuk është nga ata që dorëzohen dhe duket se edhe Juventus i përgjigjet, sidomos po të llogarisësh kohën që iu desh skuadrës së Allegrit për të kthyer sigurinë me golin e tretë, që mban firmën e Ronaldos.

Juventus gaboi ndoshta vetëm në faktin se nuk kishte bërë llogaritë me Gervinho: në minutën e 74-të sulmuesi i dha shpresë dukalëve, ndërsa në kohën shtesë rrëmbeu një pikë në Torino, aty ku nuk është se të jepet rasti shpesh të dalësh kokëlart. Juventus mbetet nëntë pikë para vendit të dytë në Serisë A, por askush nuk është i qetë tashmë tek bardhezinjtë. Skuadra tregoi limite dhe nuk është më aq e pathyeshme sa u duk në fillim të sezonit, edhe pse pas 22 javësh është akoma i pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *