• |
ide | kryesore

Vrsaljko mbyll sezonin: Inter e fshin nga lista për në Serie A

Sport



Problemet e vazhdueshme fizike që po kondiciononin sezonin e Vrsaljko e detyruan Inter të kthehej në merkato, ku erdhi Cedric Soares nga Southampton, me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes. Por situata e kroatit është shumë më e rëndë se mendohej dhe viti i tij në zikaltër është mbyllur shumë më shpejt. Treguesi i pagabueshëm është mungesa e Vrsaljko, në listën e 25 lojtarëve që klubi duhej të prezantonte në Lega të Serie A për garat e mbetura të kampionatit.

Vrsaljko, kështu, për momentin nuk mund të zbresë në fushë në 17 ndeshjet që mbeten deri në fund të kampionatit. I vetmi shans për ish-Atletico Madrid, është që Inter ta riintegrojë në vend të një lojtari tjetër. Një hipotezë që për momentin duket krejt e pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *