• |
ide | kryesore

Akuzat për projektin e Unazës, dy përgjigje nga Meta për Ramën dhe Veliajn

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta iu përgjigj akuzave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi lidhur me përplasjen më të fundit për projektin për ‘Unazën e Madhe’.

Meta me qëndrim zyrtar për Unazën e Re: Të anulohet projekti 

Në një reagim për mediat në përgjigje të akuzave të kryeminstrit zëdhënësi i presidentit thotë se reagimi i Ramës ishte aspak serioz.

Rama: Pse Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës 

Blushi teksa i referohet kontratës së aferës, shkruan se vartësit e Ramës kanë përgatitur dokrra.

Veliajt, Blushi i shkruan se të gjithë qytetarët e neverisin korrupsionin kriminal dhe të pacipë tek Unaza e Re.

Veliaj thumbon Metën: Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë 

Reagimi për Ramën 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:

Në procedurën e tenderimit :

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”  – Loti 1 .

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë    =  2  246 450 297Lekë OSE 18 116  534  EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” =  2  246 450 000 Lekë ose 18 116  532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën  =  224 645 000  lekë të reja OSE 1  811 653 EURO Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Reagimi për Veliajn 

100 për qind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!



9 Comments

  1. Rilimdja ka dale zbuluar, ashtu sic ka qene qe diten e pare, qe mori pushtetin.
    Kryerilindasi premtoi se pushteti do jete i qytetareve, vetem zyrat do jene te pushtetareve.
    Por ky palaco, jo vetem i dhunon qytetaret, por i varferon per dite e me shume, duke i vjedhur e grabitur ne menyren me ordinere si i babezitur. Nje kryehajdut, qe as nuk skuqet , as zverdhet qe ka ndertuar nje shtet bande, nje administrate qe eshte leshuar si e terbuar per te vjedhur. Kapardiset , ben ironikun, ben si i forte kur ne te vertete eshte i tmerruar per fundin qe po i ofrohet.

  2. Presidenti nuk duhet të inkurajojë prokurorine për te shikuar rastin POR DUHET TE URDHEROJE TE FILLOJE HETIMET E THELLUARA. Dhe të fillojnë të vënë prangat e para se duket sikur duan ti rrëshqasin të gjithë kësaj situatë. Sa per dy palacot siameze rama-veliaj fjalori shqiptar nuk i përmban fjalët që këta meritojnë

  3. Po pae harroni are tjetrin ne OST ai kish dhene 12 mil euro, ka pagu paradhenie kontrate 20% dhe ne kundeahtim me ligjin garancin e paradhenies e ka hapur pas pageses. Pasi plasi skandali nderhyn Gjiknurja qe te lirohen llogarite e DH albania se i kish blloku zyra e pastrimit te parave dhe kthejne mbrapsh 20% te paradheenies. Tenderi nuk ka pas as garanci oferte. Mire beni qe kujtoni 18 po dhe 12 nuk eshte me e vogel jo dhe bashke bejne 30 mil euro fantazmes.

  4. Min energjitikes I lsi ne qeverine berisha qe mori 85 milion euro ku rezart taci fitoi tenderin ku ishte meta atehere pse nuk I beri thirrje prokurorise dhe Llalles per te hetuar,ju skiftera mos fluturoni me pras ne bythe se e pesoni si tritani I saliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *