• |
ide | kryesore

Allegri ironik ndaj kritikëve: “Kënaqëm ata që donin të shihnin lojën e bukur, por që nuk të shpërblen “

Sport



Pas rrëzimit në Bergamo në Kupës së Italisë, Juventus ndaloi sërisht në kampionat. Një situatë e paprovuar nga bardhezinjtë, gjë që e bëri teknikun Massimiliano Allegri të ironizojë ata që e kritikonin më parë e ata që nisën ta bënin pas dy ndeshjeve pa fitore: “Kënaqëm të gjithë ata që donin të shihnin lojën e bukur, por që në fund nuk të shpërblen. Ishim shumë të lehtë në fazën difensive, gabuam në dy golat e fundit, madje tek i fundit ishte një gafë konceptuale, sepse ata ishin dy. Por bëmë një ndeshje të mirë, krijuam shumë dhe në fund barazuam 3-3”.

Tekniku i bardhezinjve, Allegri, nuk është shqetësuar nga kjo ndalesë, edhe pse ndoshta duhet ta bëjë. Me dëmtimet e dyshes së qerndrës Chiellini-Bonucci muri difensiv nuk është i njëjti dhe në prag është Champions. “Në këtë moment ky barazim mund të na bëjë punë – tha Allegri – duhet të kuptojmë që kur jemi sipërfaqësorë, ndëshkohemi. Kampionati nuk ka mbaruar akoma, kemi ende shumë fitore për të bërë. Ishte hera e parë që ata të katërt luanin bashkë, bëmë gabime, ashtu si kundër Atalanta, por duhet të kthehemi të vuajmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *