• |
ide | kryesore

Banorët e Astirit takim me Metën: Grup hetimor për projektin e Unazës

Lajme, Të fundit



Banorët e Astirit ditën e sotme po zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta.

Ata treguan edhe arsyen përse po takojnë presidentin dhe jo ministren. Ata ritheksuan se projekti i Unazës së Re është abuziv.

“Asnjëri nga deputetët e PS-së nuk është bërë i gjallë. Dhe ne vendosëm që ti bëjmë një peticion presidentit dhe që po na pret. Ne kërkojmë që të shfuqizohet projekti dhe. Nuk kemi pse ta takojmë ministren e re ajo është vrazhda e këtyre. Këtë duhet ta marrin vesh edhe ambasadat. Le të vijnë të na shikojnë sepse ne nuk jemi budallenj që protestojmë për disa muaj rresht.” – u shpreh një nga banorët.

Banorët firmosën një peticion të cilin do e dorëzojnë tek presidenti Meta për ngritjen e një grupi hetimor në lidhje me projektin..

“Sot kemi përgatitur një kërkesë që do ti dorëzohet shumë shpejt Presidentit të Republikës në mënyrë zyrtare nga Unaza e Re. Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri bashkë me prokurorë shqiptarë për të hetuar në mënyrë të posaçme aferën e Unazës së Re. ”- u shpreh avokati Artan Manushaqe pak ditë më parë.


10 Comments

  1. ahahah ”” Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri ”’

    Ne shqiperi cfar nuk degjon… ahaha

  2. Edhe po erdhi FBI dhe do gjeje qe ka korrupsjon , kjo nuk e ndryshon vendimin e qeverise per te kaluar unaza aty , por do fusi ca persona ne burg. Ju para 2 javesh ju derguat nje leter tere ambasadoreve ne shqipri , apo jo ? Dhe a ju pergjigj ndonjeri ??? Asnjeri.
    Pra ju te humbur jeni prap.

    Kto jan karlliqet qe nxjerrin cifti Meta – Berisha per te kercenuar gjoja Ramen. Ka marr fund ajo pune , rruga do behet dhe ju beni mire te merrni ato qe ju ofron qeveria.

  3. Keta qe zaptojne pronat marrin qira te plote nga buxheti shtetit ( domethene nga taksat tona ) . Po pronaret qe kane 30 vite kush i degjon ? Apo duhet te dalin medoemos ne proteste se zben.

  4. Ja bleu meta shpellaret lulit,tani keta behen votues per monen dhe kete rradhe ta futi likja more lulu,shko bej shurren baces tani

  5. Mbajeni mend do ket dopio standart. Vetem disa do perfitojne vleren e plot te theret do behen kurban. Ka vite qe i mban me genjeshtra dhe ben ligjin rrumpall duke patur kohen ne dispozicion. Evropa fle… Nuk ekziston me prona jota thjeshte prona e partise se rradhes. Dhe edi u sigurua qe te ndodhte keshtu. Ndryshe nuk ka si ti laj duart. Vazhdoni behuni kurban. Po e ben njelloje si Soros, krijoi kaos dhe tani thote mos e luani Angline se e di vet cfare ben. Nderkohe per vete rri si mbret. Njelloje dhe Rama krijoi kaos tani thote fajin e ka filan fisteku. Trim me te pambrojturit dhe dhjaks me te fortit . Prandaje vazhdoni behuni kurban o rrota kari behuni kurban. Evropa po e shijon kete moment po terheq edhe ameriken ne kete mesele vetem per hater te liderit tuaj dhe pjeses injorante qe shume shpejt do ju takoje juve ta edukoni me shpenzimet tuaja o eksperimente.

  6. Ne fakt , para kesaj skeme megakorrupsioni, ku me nje firme fallco, e ndertuar nga pushtetaret, per nje muaj tentohet te vidhen 30 milion euro, nga buxheti dhe likja duket qingj. Me 30 mil euro (te kapura ne flagrance) te fituara vetem ne nje muaj , Rama &Co, bjejme Trumpin, Erdoganin etj. Paskemi qene popull i pasur, por qe jetojme ne varferi. Nje popull i varfer, qe ka kryeministrin me te pasur ne europe.
    Duhet te jemi krenar per kete, besoj.
    Te na rroj i gjati, dhe sa me shume te na fusesh doren ne xhep, me shume do te te duam. Se kur te shohim ty si vjedh, me te pasur ndjehemi dhe ne sklleverit e tu.

  7. Ate projekt, nuk mund ta bej me Edi Rama. Edi Rama, ne kete projekt u kap me presh ne dore, u kap ne flagrance, duke bere zullum.
    I ngeci ne fyt shqiponja, simboli qe hoqi me nxitim, dhe qe e prezantoi si jo etike ne hyrje te qytetit. Projekti i unazes re, ishte nje kofshe ne tepsine e Rames, qe i ngeci ne fyt.
    Projekti kaq i trumbetuar , 1 miliard euro, nuk eshte asgje me shume, se nje afere e madhe , per te pastruar leket e pista, leket e hashashit, heroines, kokaines , korrupsionit me tenderat , ppp, lejet e ndertimit etj etj.
    Vidhet shume, hapur dhe jo rastesisht. Eshte ndertuar i tille sistemi, nga arkitekti i kesaj skeme, Edi Rama. Dhe pas gjithe kesaj katrahure, Edi Rama , vazhdon dhe qeveris si kryeminister. Nuk di cfare duhet te ndodh me shume, qe ky mit kryeminister, ky hajdut ordiner, te jete aty ku i takon, ne burg?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *