Nëse nuk beson edhe mund të vazhdosh, por nuk është rasti i futbollistëve, që bestytninë e kanë pikë të fortë. Një episod interesant ka zbukuruar ndeshjen e Premier League mes Everton e Wolverhampton Wanderers.
Një mace e zezë është futur në fushën e Goodison Park, duke detyruar lojtarët të ndalojnë për rreth tre minuta lojën. Macja është nxjerrë nga punonjësit e stadiumit, mes duartrokitjeve të tifozëve, që në fund e kanë quajtur tersin e Everton, që ka dalë i mundur 3-1 nga Wolves.