• |
ide | kryesore

Liam Payne, në lidhje me Naomi Campbell

Paparazzi, Slider



Ka disa kohë që qarkullojnë thashetheme për një romancë mes modeles Naomi Campbell dhe këngëtarit 23 vjet më të ri, Liam Payne. Ata janë parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer komente flirtuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, burime pranë The Sun kanë treguar se lidhja mes tyre është e vërtetë dhe Liam është kokë e këmbë dashuruar.

“Liam mendon se ajo është e mrekullueshme dhe e bukur, dhe është shprehur se koha e tyre intime është marramendëse. Ai është shumë i dhënë pas saj dhe sillet sikur nuk e beson fatin e tij…Liam ka disa kohë që del me Naomin. Është shumë i fiksuar pas saj, kokë e këmbë dashuruar. Përfundimisht kanë diçka me njëri-tjetrin dhe dalin shpesh. Kisha parë disa thashetheme interneti por u befasova kur mësova se ishte një lidhje e vërtetë. Ai dukshëm pëlqen një grua të bukur më të vjetër.”- janë shprehur burimet për The Sun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *