• |
ide | kryesore

Video/ Milan pikë Champions dhe super Piatek; mban premtimin e bërë Mihajlovic

Sport, Video



Një qytet dhe dy përjetime të ndryshme emocionale pas javës së 22 të Serie A: Milan merr një barazim të rëndësishëm në luftën për një vend në Champions, ndërsa Inter është në krizë të plotë, i mundur tani edhe nga Bolonja. Super Piatek po rezulton deciziv dhe konfirmon vendimin e duhur të Milan për të larguar Higuain: tre gola në dy ndeshje me fanellën kuqezi për polakun, edhe në këtë transfertë impresionues.

Në Olimpiko kuqezinjve të Gattuso i duhej të mos mundeshin, për të mos u kaluar nga Roma në renditje dhe mundësinë për ta bërë ia dha Piatek, me golin e minutës së 26. Pasi i shënoi dy herë Napolit në Kupën e Italisë, në ndeshjen e parë nga minuta e parë me Milan, sulmuesi përsëritet edhe kundër Romës në kampionat.

Sindromat e pakujdesisë nuk është se janë zhdukur në Milano dhe në aksionin e parë në rifillimin e lojës, Nicolo Zaniolo barazoi rezultatin, duke përfituar nga një gafë e Musacchio. 36 pikë dhe vendi i katërt për skuadrën e Gattuso, që mban një pikë larg Romën, por nëse spondi kuqezi i qytetit mund të jetë i lumtur, gjysma tjetër kurrësesi.

Vazhdon 2019 e errët për Inter, që ka dalë i mundur 1-0 nga Bolonja, që nuk fitonte prej 14 javësh. Në San Siro vendosi një gol me kokë i Santander në të 32′, duke i dhënë një debutim ëndërrash Mihajlovic. Tekniku serb i kishte paralajmëruar zikaltrit se dinte si ti mundte dhe e mbajti premtimin e bërë. Një fitore e merituar e kuqebluve, që rezistuan ndaj sulmeve të zikaltërve. Garë për tu harruar për Icardi, Perisic e Nainggolan dhe pankinë që lëkundet gjithnjë e më shumë për Luciano Spalletti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *