• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Darkë interesash, ajo në shtëpinë e Hashim Thaçit

Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar darkën mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj e disa liderëve të tjerë në Prishtinë. Në studion e emisionit “A Show” ai flet për një darkë interesash, por nuk përjashton mundësinë që ajo të jetë shtruar për të ndryshuar qëndrimet e Haradinajt për taksën e vendosur ndaj mallprave serbe si dhe për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre. Nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar. Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”, – u shpreh Kurti.



5 Comments

  1. Por dhe me rrush tradhetaresh qe po i shkel me kembe serbi, e qe jane per interesat personale te tyre, nuk mund tu lihet ne dore uzurpatoreve toka shqiptare.

  2. Fatet e kombit neper tavolina rakije. Haradinaj te distancohet nga ato palo tradhetare qe jane bere emisare te Serbise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *