• |
ide | kryesore

Analiza/ Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar

Arkiva, Kryesore
albin.jpg

Vizita e beftë e Albin Kurtit në Tiranë ka vënë alarmin mes një grupimi shumë më të gjërë se ai që do të mbajë më çdo lloj çmimi Edi Ramën në pushtet.

Të shqetësuar janë të gjithë pjestarët e kastës, ata që përbëjnë elitën e privilegjuar të vendit, ish ministra që ëndërrojnë që shefi t’u kthejë vështrimin pasi i ka trajtuar si libra të palexueshëm prej kohësh, gazetarë që janë në frontin e parë të sulmit kundër çdo opozitari, pjestarë të shoqërisë civile, të cilëve protesta e pedagogëvë që përkrahin studentët e tyre iu prish konformizmin fitimprurës.

Dhe të gjithë po akuzojnë në kor Albin Kurtin se pse mbështeti një protestë legjitime në fakultetin e shkencave sociale. Liderin e Vetvendosjes po e anatemojnë si një njeri që shkeli kufijtë e mosndërhyrjes në punët e brendëshme të politikës lokale, si një politikan që po mbështet një bandë të vogël pengmarrësish, si një individ meskin që nuk suporton dot tradhëtinë e ish anëtarëve të Vetëvendosjes, që u bënë ministra të Ramës.

Por të gjitha këto janë pesë me hiç, kur merr mundimin të dëgjosh dhe të lexosh atë çfarë Albin Kurti u tha pedagogëve dhe studentëve grevistë të shkencave sociale: “Me protestat tuaja vjen pranvera shqiptare. Protesta e studentëve është lëvizje kundër privilegjeve që kanë të pasurit. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive e pabarazisë në arsim”, foli përpara tyre, Albin Kurti.

Dhe po të dëgjohet me vëmendje, ai ka të drejtë. Pavarësisht se me çmimin e lartë të një divorci me Edi Ramën, i cili dikur e quante Vetëvendosjen një vlerë kombëtare, Kurti ndërmori një akt që pak të singjashëm të përtej kufirit guxojnë ta bëjnë: të dalë kundër politikave të atij që drejton qeverinë e Tiranës. Dhe këtë nuk e ndërmori as si kundërvënie ndaj njeriut të ditur Gent Caka, as për të denigruar bashkëjetuesen e një vëllai të tij armik, por sepse ai pati kurajon të vërë gishtin mbi kontradiktën themelore që po bën të lëngojnë Shqipëria dhe Kosova: atë mes të pasurve dhe të varfërve, atë mes kastës dhe të paprivilegjuarve, atë mes pushtetarëve dhe qytetarëve.

Kjo është një bindje dhe ideal që Albini e mbron me fanatizëm prej vitesh në Prishtinë dhe që nuk mund t’i kërkosh ta harrojë kur viziton Tiranën. Ai nuk erdhi për asgjë tjetër këtu, veçse për t’i dhënë zë zemërimit të ligjshëm të studentëve, si një shtresë e nëpërkëmbur e kësaj shoqërie.

Dhe duke hedhur këtë hap, duke vënë gishtin në plagën e rëndë të pabarazisë, së mungesës së shanceve të njëllojta për të gjithë, të grabitjes së të ardhmes të një brezi në emër të patriarkëve të korruptuar, ai bëri një nga ato akte që i kapërcejnë kufinjtë.

Duke mbrojtur të njëjtat ideale dhe të njëjtat teza si në Prishtinë, ai hodhi një hap më përpara drejt krijimit të figurës së një politikani me përmasa kombëtare.

Sepse të tillë nuk janë as ata që duan të coptojnë atdheun për të shpëtuar nga burgu dhe as ata që duan të fryjnë fabulën e bashkimit, në emër të mbulimit të vjedhjeve të tyre.

Ndryshe nga ata, Albin Kurti është nga ai stof politikani që ëndrrën e atdheut të përbashkët e përkund në shtratin e barazisë dhe jo në atë të padrejtësisë.

Për të mbijetuar në politikë ai nuk beson as te ndihma e Vuçiçit dhe as tek lobistët e përbashkët me të, që kanë liderët shqiptarë. Ai mund të ëndërrojë “mëkatin” e një “Shqipërie natyrale”, por nuk e sheh atë si Eldoradon e një pakice kundër shumicës.

Në emër të kësaj bindjeje ai u rreshtua me studentët dhe kundër atyre që besojnë se mund ta shtypin revoltën e tyre, duke fituar statusin e ndryshuesve të kufinjve ballkanikë.

Dhe ky akt, po aq sa i bën nder, e rendit në aradhën e atyre liderëve me fate politike shpesh të pamundura, që përpara pushtetit preferojnë të përzgjedhin koherencën dhe idealin. Sepse Albin Kurti, përpara se të jetë partner i Ramës, kundër të cilit u rreshtua hapur sot, kërkon të jetë mik i shqiptarëve.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Ky me kujton Kreshnik Spahiun qe marshonte me flamur neper shqiperi, ky Kurti pse nuk bashkohet me camet e Idrizit se ata s’kane asnje deputet dhe jane ne opzite “interesi” me Ramen.O burra se u mytem ne mut,hajt te ringreme flamurin kombetar kunder askujt.Guri rende ne vend te vet,jane bere te gjithe karagjoze dhe parate me thase.

    1. libra e kurves blushi e lavires staliniste rama.propagand komuniste e andi bushatit.kurti esht ketu te shuaj proteseten e studenteve e jo ta ngjall.nuk e dini ju qe gjarpri fshihe posht kembeve te rames e thaqit e ky esht kurti.kurti rrezoj qevrin mustafa vetem qe te vinin ne pushtet kriminelet thaqi e ramush.

    2. Po o kar po..o te qift blushi..Albin kurti eshte parti e pare ne Kosove ooo ripjellas i kallam deshtakut😂😂😂

    3. o ben blushi o komunist i qelbur tani po flet ? pse nuk dole te flisje per skemat korruptive te rames ? apo te ka ven rama te top channel dhe rri si mbret pret vetem momentin o komunist i dhjere qe shan te tjeret komunista

    4. 100% ty te ka nxjerre rama neper komente. Qe kreshnik spahiu eshte fisqir nuk e diskutoje se u shit te rama pa u zgjuar akoma. Gjithashtu nuk diskutoj faktin se je i rames nga tempizmi i persosur per percarje. Tipike e rames, qe i ka mbushur mendjen sorosit dhe evropianeve qe ne keto 30 vite ka punuar.

      1. Mos e shani kot Kreshnikun e shkret, unë nuk besoj te jete shitur, thjesht e kane manipuluar si PD dhe PS. Kreshniku nuk bënte për politikan, për fatin e tij te keq e kuptoi shume vone.

    5. a e dini kur liderit kan permasa kombetare,permasa kombetare kan atehere kur ne to gjinden permasat e rendimentit te diturise se gjere urtesise,vlerave ,dhe mbi gjitha jan ulleheqes te drejte ,karrieren politike nuk e kthejne ne karier biznesi dhe interesash por,e konsiderojne ne vleren qe ka nje popull ne amanet sillet me to me drejtesi hak,ate qe premton e ben ,perpiqet te ndalojne me ligje burimet e krimit duke analizuar shkaqet e gjitha krimeve ,eshte ulleheqes permasash ai qe nxit kombin jo vetem ne shikimin horizontal por dhe vertikal duke krijuar balancat dhe ekulibrat mes besimeve ,vlerave kulturave te drejtave mirkuptimit ndernjerzor ndershoqerore,marrveshjeve,keshtu do ti conte,brezat drejt harmonis dituris unitetit mendimit dhe veprimit drejt rendimentit dobis,atehere kur nje ulleheqes i ka keto cilesi ,keto jane pasqyra ndjenjave deshirave ,te sejcilit vec e vec,e drejta haku mundesit e kur del ulleheqesi premtues dhe zbatues te gjith e ndjekin pas ,por keto vlera klasat tona politike nuk i kan sepse politiken e kan kthyer ne mjet biznesi,dobie per vete jo per popullin keta jan ende ne sistem padrejtesie e cila eshte rrug problemesh pa zgjillje ,drejtesis qe eshte rrug zgjillje pa probleme i din vetem emrin qe shum flasin ne emer te saje por zero pun veproj per te,kjo eshte fatkeqsi,kombetare,qe padrejtesise i thuhet drejtesi dhe drejtesis padrejtesi te keqes e mire dhe te mires e keqe ky eshte raliteti shqiptare qe ska nevoje per deshmi as deshmitare sepse flasin faktet vet ,qe i mbane kokulur dhe goj mbyllur te gjith si te dalur nga kuptimi ,per pretendimet qe kan perderi sa praktikish nuk zbatojne ate qe shprehin logjikisht,tashme askush nuk e han me sapunin per djathe sepse e ka zbuluar shija te gjith din te kuptojne germat shqipe flasin fjalet ndajn te keqen nga e mira padrejtesin nga drejtesia e verteta,te gjith i duan te drejtat dhe gjith urrejn padrejtesin tu behet ,por nje pjese e mire jan te angazhuar ne padrejtesi kurse tashme populli dhe gjallesat nuk jua plotesojne me teket e askujt keshtu qe mbi tavolinen e arsyes mbetet e pastert e drejta haku ,ku ti thuhet sejcili ti sherbejne profesionit vet,shkencetari tek shkenca mesuesi tek nxenesi bujku tek bima bagetit,doktori tek i semuri,dhe ullheqesi drejte tek populli ku ullheqesit e drejte jan njerzit perfaqsues te vlerave jo antivlerave e keshtu duke vene sejcilin ne vendin e vet sipas nivelit aftesis ne vendosim gjithcka ne rrugen e qartesis gjalleris zgjilljes shpreses,siguris paqes shpetimit

    6. ne si popull dhe si komb ,kur te zgjohemi dhe vendosim ,ne krye te detyres,sejcilin sipas aftesis nivelit ne vendin e duhur ku shkencetarit ti thuhet vendi yt eshte tek shkenca bujkut tek bima bagetia,doktorit tek i semuri mesuesit tek nxenesi, perfaqsuesit vlerave ne krye te vlerave ne kontroll menaxhim [tek populli]perfaqsuesit ligjor tek ligji atehere ,fillon qartesia ,gjalleria siguria zgjilljet shpresa shpetimi uniteti forca,sepse perfaqsuesi ligjore per cdo krim qe behet do analizonte shkaqet,duke i materializuar ne ligje,te cilat ndalojne burimin e krimit,mesuesi jep rendimentin e duhur ku te gjith sebashku te orientuar nga perfaqsuesi vlerave me vlera drejtesi hak,bejme nje ralitet te kundert nga ky qe kemi ku padrejtesise i themi plac,bashke me antivlerat qe sjell dhe dretesis i hapim portat bashke me gjitha dobit qe sjell,per te gjith ato qe u formuan frymzuan dhe praktikuan padrejtesin si sistem jete ,nen masken interes duke i kthyer politikat ligjet veprimet ne biznes nga nje grup njerzish duke grabit popullit dhe shkatrruar gjithcka te mire koha tyre tashme ka perfunduar,sepse ato praktikisht kan zbatuar formimin e tyre,ndjenjat deshirat ku sejcili veprim ka emrin e vet trallti padrejtesi korrupsion mashtrim manipulim grabitje fatkeqesi urrejtje perplasje shkatrrim corientim ,tashme ky popull nuk e han me sapunin per djathe sepse e ka zbuluar shija, eshte raliteti faktet,,,edhe ne kemi te drejta te jetojme te na respektohen te drejtat mundesit dhe mbahet drejtesi mbi ne,ky ralitet eshte sfid per klasat politike sepse ne vend te premtimit mire na sollen buz ekstremit,kjo eshte e papranueshme ne gjuhen e ralitetit ky eshte pushtim me llun,dhe gjitha poshtersirat qe u dihet emri

  2. AJO DARKE eshte shperberja perfundimtare e kombit shqiptar mbanje mend shperberja perfundimtare e kombit shqiptare aty ne ate darke perjashtuar HARADINAJN KETA TE TJERET U MUNGONTE VUCICI DHE ALEKSANDER SOROSI PUTIN QE DO I TAKOJ NEPERMJET SOROSIT TE VOGEL SHPERBERJA E KOMBIT SHQIPTAR ………………………..

    1. eshte e dallueshme qe shqip flasin te gjith por pak jan ato qe ajo qe flasin ,u ka bereqet,ne popull se nga qellimi se nga moskuptimi apo mosvlersimi eshte ceshtje e tyre

  3. Është i mirpritur çdo politikan që ka ndjenja nacionaliste të shëndosha e që lufton për interesat e kombit të tij, por kur me këtë patriotizëm përzjehen ide komuniste të luftës së klasave, luftë e të varfërve kundër të pasurve, ky patriotizëm bëhet i dyshimtë.
    Shqiptarët që e përjetuan sistemin e luftës së klasave në diktaturën enveriste deri në kocka, nuk ka sepse ti kthehen ideollogjisë së atij sistemi.
    Duhet hequr dorë nga lufta kundër të gjithë të pasurve, por të luftohen , demaskohen e ndëshkohen ata që janë pasuruar në rrugë kriminale, me vjedhje, përfitime korruptive e aktivitet kriminal të trafikut të drogës.
    Duhet luftuar pra për një shtet ligjor kapitalist të konkurencës së lirë të vlerave e aftësive ku çdo qytetar të jetë i barabartë kundrejtë ligjit.
    Tashmë është vërtetuar plotësisht se zhvillimin më të madh ekonomik, kulturor e demokratik e patën ato shtete që kishin sistemin demokratik kapitalist e jo shtetet me diktaturën komuniste të luftës së klasave apo shtetet e kriminalizuara të nafies së drogës.

  4. Analiza me e kote e bere nga ndonje gazetar.
    Albin Kurti po e humbet edhe partine e tij e ju thoni se po merr permasa te nje lideri kombetar.
    Nuk ka mbetur asgje nga partia e tij. Por ju ne Shqiperi nuk keni ide per zhvillimet politike ne Kosove.
    Vetevendosje eshte nje anije qe ka filluar ti hyje uji.

    1. arban trego kur te perdhunuan ty e familjen ne grup pra vllezer te mitur,moter te mitur e nen treshe lloji frrok,rosh,dosh,xhelil,rrahman rraj e taulant ball te veshen me kule,me dimija apo te veshen fustan-trego arban ,behu burr se kw 75 vite qe kristaqspiro kolek edvin rama ne byth jua ngul.

  5. Albin Kurti eshte idealisti i fundit dhe i vetem mes shqiptareve e nemos ballkanin te gjithin. Pikpamjet e tij ekonomike jane moderne dhe perpaprimtare, do te thoja neo-majtiste qe bazohen ne plane reale dhe efektive. Albin Kurti eshte shpresa jone, por duhet te shkeputet nga agjenti i UDB-se Sali Berishovic, ai duhet te jete mbi palet, mbi te PD/PS , duhet ti zbresi kalit te nacionalizmit e te moderohet nen umbrellen e rajonalizmit. Vetem bashkpunimi me Malin e zi, maqedonine veriore e kroacine na shpeton. Greqia dhe Serbia jane partnere jo te sinqerte, edhe pse aktoret me te forte ne ballkanin perendimor/jugor.
    Ballkani perendimor duhet te udhehiqet nga aksi Shqiptaro-kroat qe historikisht kane qene popujt me moderues ne ballkinin tone te pergjakur.

  6. kurti,thaqi,rama,ruqi,balla,kadri veseli,baton hagjiu,limaj,ramushi jan e njejta shkoll e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin dhe jan ngjizur keta monstra.si te mos mjaftonte fakti se te gjith keta jan komunis stalinist,titist e mao ce duna tash na behen dhe che gue vara,putina,vuqiqa etj.

  7. Albin Kurti e frikeson Ramen me shume se Meta, berisha e basha te bere bashke. E tmerron sepse eshte i pakorruptuar dhe i pakorruptueshem. Sepse eshte i ditur e i matur, sepse populli e do pa interes dhe sepse nese ai vjen, Rama qe ka qejf te theksoje vecantine e tij perballe llumit, zbulohet se eshte edhe vete pjese e llumit.

  8. Kemi me shume nevoje si shoqeri per zera te fresket e te paster si zeri e mendimet e Albinit. Te shpresojme qe levizja e studenteve te kthehet ne nje levizje emacipuese, e qytetare per barazi e drejtesi sociale. E kjo nuk nenkupton komunizmin qe kaluam ne

  9. ” Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar….”

    Keshtu me kesi tituj e deklarata te ngjajeshme , shqiptaret i ngrene njerzit e tyre dhe lideret politik deri ne kup te qiellit per ti leshuar me ramje te lire te bien ne toke e te qahen si kunguj

  10. @@@cAri idiot,Kurti te rregulloje Kosoven se Tiranes I ka Dale zot Meta.Per rremuje ,jam dakort le te shkohet edhe Kurti SE helbete shqiptar eshte,Kurse per Blushin mos fol SE eshte e ardhmja e Kombit.

  11. Venter Jane nje shkollvte ghith poor albino ka vota ka guxim,eaht komberare
    Duet bur tamush albino Si Assam hadari
    Nuke Jan shqiptar mall per treyarberia ka Pater pies vikajere,140000 km katrirevsipbtoke
    We mediate shqiptarecbk I rhine.
    Lene frik nag Europa.mush I ka Marr ketovtokaEoroopa me plotsuare deshit s kltshve ne
    Ballkan Mali Xi,serbia,maqedobiacu be sheet artificial nag)shqiptare,greqia miri dy vikajete.
    Shqiptar kosoves dhyrij metvegjen,bujancin,presheven.mitroviven Kosovar shqiptaretve lejuanvte mbipopullohrt,shqiotarechiken.???.po gntha fajetci ka Europa
    Kongresi American shtepia bard shoetuan e Caitlan kosoven!europacre seryrojn me perpracravbjike kosoven?prerendimert territoopriale Jane tragjukdec ballkani eshte me Shreve artificial
    Kosovvaqtsh 31.1243.1-2..44 ne 208 ne gjykate e late eshtwcpaecaktyarecshtet I pa veeyr me territory
    Infregrurer opal orekshem
    Nuke eshte Kosovar vend Si Russia qe ka toka pa fade
    Serbia armatoosetcqendercteeuropees Kish nuke I thote ndal
    Po mis usher USA. Serbia do kushte
    Pooushtyareckosiven bisnjen maqedonine ,sqipwrine
    kujdes Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu