• |
ide | kryesore

Të të kapë Ilir Meta me “bllok në dorë”

2, Arkiva, Ide

Në përplasjen e fundit mes kryeministrit dhe presidentit, ku u fut pa lidhje edhe xholi qesharak i bashkisë, është shumë e thjeshtë të kuptosh se nga qëndron e drejta.

Aty, në njërën anë gjendet kreu i shtetit, i cili ka ngritur disa pyetje bazike për mënyrën se si u tenderuan 40 milionë eurot e Unazës së re dhe, në anën tjetër, janë Rama dhe Veliaj të cilët përgjigjen me sllogane boshe: “njeri anti rrugë”, “lideri me serioz i opozitës, që urren qeverinë”, e të tjera mufka që nuk kanë të bëjnë me thelbin e debatit.

Në fakt Ilir Meta ka ngritur shqetësimet që ka çdo njeri normal i këtij vendi.

Pse ideja e unazës së re u zhvillua pa konsultim publik, mos vallë për të mbajtur të fshehtë grabitjen që përgatitej?

Pse ajo u konceptua në bazë të “projektit të sponsorizuar” nga një kompani private, e cila nuk kishte qëllim as të kursente paratë e buxhetit dhe as të ulte kostot social- ekonomike të banorëve?

Si ka mundësi që fituesit e tenderit 40 milionësh u shpallën shumë kohë më parë (5 nëntor) sesa Këshilli Kombëtar i Territorit ta miratonte (20 nëntor) këtë vepër?

Si është e mundur që në të treja lotet u paraqit e njëjta kompani me ofertën zero, mos vallë se gjithçka ishte ndarë dhe parashikuar që më parë?

Pse qe i nevojshëm copëtimi në tre tenderime, vetëm për 2.2 km rrugë, mos vallë për të nxjerrë jashtë gare kompanitë ndërkombëtare me emër, me të cilat është më e vështirrë të vjedhësh ditën për diell?

Si është e mundur që u pranua dhe u shpall fituese “amerikania” me letra të fallcifikuara?

Pas këtyre pyetjeve nuk mund të gjendet askush me mend në kokë që të mos bindet se këtu kemi të bëjmë me një vjedhje gjigande. Këtë e tregon më së miri edhe mënyra se si u përgjigjën kryeministri dhe Sanço Pançoja i tij. Në vend që të bënin atë që pritet nga një shtetar që ka qoftë edhe ndjenjën më të vogël të përgjegjësisë, ata iu kthyen kreut të shtetit me ofendime dhe etiketime politike.

Por, kjo shmangie prej hajduti nga debati, nuk është ana më e errët e kësaj historie. Pasi e keqja këtu nuk qëndron vetëm tek vjedhja. Ajo shkon shumë përtej. Sepse ky është një nga rastet e rralla në historinë tre dekadëshe të këtij vendi, ku ata që kapen duke grabitur vazhdojnë të bëjnë arrogantin, madje shkojnë edhe përtej kësaj, duan ta shpien deri në fund makutërinë e tyre për t’i futur në xhep ato miliona.

Vetëm kështu shpjegohet fakti se të gjitha institucionet që varen nga qeveria, as kanë denjuar të zbatojnë ligjin dhe t’u përgjigjen kërkesave për informim që u kanë vajtur nga presidenca. Vetëm kështu shpjegohet se përse punimet po vazhdojnë, shtëpitë po prishen dhe megjithëse nuk ka një përgjigje nga drejtësia për atë që ka ndodhur, Edi Rama nxiton të ritenderojë segmentin e anulluar, si pasojë e zbulimit të dokumentave fiktive.

Pra thënë shkurt, këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një vjedhje kolosale, por dhe me trajtimin si budallenj të gjithë shqiptarëve që i kanë parë hajdutët në aksion.

Ky është përfundimi që mund të nxirret nga debati i fundit Meta- Rama, ku i pari foli me fakte dhe i dyti ia ktheu me sllogane.

Dhe e bukura e kësaj historie është se këtë radhë denoncuesi i vjedhjes është Ilir Meta. Pikërisht ai, njeriu i videos së Dritan Priftit, për të cilën socialistët ishin të gatshëm të përmbysnin me dhunë pushtetin. Pikërisht ai për të cilin përdorën dhjetra marifete, për ta hequr qafe nga koalicioni, si njeri që kërkonte pjesë më të madhe sesa i takonte nga tepsia.

Tani me “bllok në dorë” është kapur Edi Rama. Por ndryshe nga rasti i dikurshëm, ai jo vetëm që nuk po dorëhiqet, por me një pafytyrësi spektakolare po vazhdon ta çojë përpara projektin e tij.

Mjafton dhe kjo për të bërë krahasimin mes dy kohëve. Mjafton edhe kjo për të kuptuar se në ç‘pikë kemi mbërritur, kur denoncuesin e hajdutëve e bën Ilir Meta. Qoftë edhe për të na kujtuar për këtë, debati i fundjavës mes presidencës dhe kryeministrisë ia vlente.

©Lapsi.al

26 Comments

  1. Bushst me ke shkrire me lot hahhahahahahahha – xholi qesharak i bashkise…..
    Sanço Panço i tij….. hahhahahahhahaha
    Kush ka nofka te tjera per Veliajn, eshte i lutur t’i paraqese ne keto komente!

  2. Per t’i shkuar linjes deri diku relativizuese te Bushatit, ne bllokun e Metes flitej per 700mije euro, kurse ne lotin e Surrelsit me Koqe-Fiq-Shitesin e bashkise, flitet per 30 milion euro dhe prishje banesash!!!

    1. Ishte fjala për 70 mijë e jo për 700 mijë euro, dhe në videon që kishte bërë Prifti nga pakujdesia, i dolin atij më shumë para të dyshimta sesa Metës..
      Sa për këtë shkrim të Bushatit, mund ta rëndis në shkrimet e tij më realiste.
      Është plotësisht e vërtetë se Berisha i kërkoi atehere Metes të japë dorheqje dhe ai e bëri këtë duke shkuar në Gjykatë pa asnjë funksion shtetëror.
      Derisa nga Gjykata doli si “i pafajshëm”, asnjë nuk ka të drejtë të prezumojë këtë pafajsi.
      Është krejtësisht tjetër skandali i koncesioneve për Unazën e re.
      Shuma e parave (mbi 40 milionë euro) që u tentua të vidhen me Unazën e Tiranës është ku e ku shumë më e madhe se ato 70 mijë euro që nuk u mor vesh kurrrë se për çfarë i kishte përmendur i përgjuar qëllimisht Meta.
      Vjedhja u verifikua plotësisht e dokumentuar e fakti që Rama me “Sanço Pançon” e tij që vazhdojnë të këmbëngulin ta realizojnë këtë projekt skandaloz, duket se janë tërbuar se i humbën këto para e duan ta çojnë deri në fund veprën e tyre.
      Tashma skandaleve të Ramës me koncesionet që nuk janë të parat e që mund të llogariten me qindra milionë euro, arriti puna deri aty sa u demaskuan deri tek Zëri i Amerikës.
      Shqiptarët pothuajse e kishin humbur fare shpresën se reforma në drejtësi do të ndëshkonte vjedhësit e mëdhej qeveritarë.
      Por meqë me këto skandale tani po meret edhe Zëri i Amerikës, Gjushi do të jetë nga peshqit më të vegjel të kapur nga BKH

  3. E megjitheate “toka rrotullohet”,ose e thene nga i miri I gjishes _”fajin e ka Berisha” . Nuk e ke thene, po do ta thuash te shkrimi tjeter Andi. Ne kete pike, nuk ke shume ndryshim nga krye qelbesira Muc Nano.

  4. MIRE RAMA PO LALI ERI QE THON ESHTE I MIRE AI SHTE NJE HAAJNE QE ME G-99 ME 21-JANARIN JU KUJTOHET SHISHJE ME BOJE TE KUQE QE LYU PROTESTUESIN SI I GJAKOSUR A JU KUJTOHET GRISELDA QE AS NE FILMA SE KEMI PARE NJE REGJI TE TILL E VETEM E VETEM QE SHQIPERIA TE LARGOHET NGA BASHKIMI EROPIAN KJOSKAT NE CDO 100M KULLAT NE CDO 100M PARKIGJET ME LEK SI NE ASNJE VEND TE EUROPES FASADAT DHE ASBJE PUNE TE HAJRIT VETEM FASADA ME VULLNETAR HAJDUT DHE JO ME LEKE DHE TENDERA KY QE DAMEN JA BENE NENA DHE SHITET SIKUR KA SHITUR FIQE POR ATA QE SHESIN FIQ I URREN KY NJERI I PA SKRUPELLT I PA FE I PA DIN E IMON ………………….

  5. Meqe u hap konkursi per nofka, Veliaj ka shume nga personazhi i krijuar nga Dikens ne shek. XIX qe quhet Uriah Hip. I vetmi ndryshim eshte se Uriah Hipi nuk ishte aq qesharak sa Veliaj.

  6. Veliaj mund te konsiderohet edhe si i biri i Uriah Hipit me te motren e Sanço Panços. Do ishte ndoshta perkufizim me i sakte

  7. Bushat , si gjithmone i sakte dhe theres. I bie kokes, e demaskon, e tregon kete mozerje kryeminister ashtu sic eshte, demagog , bosh panpalce e shtylle kurrizore. Ka vjedhur 30 milion euro, diten per diell, hapur, me arrogance dhe prape del e ben si interesant, del e ben ironikun. Ky duhet te ishte ne burg tani, si dhi e zgjebosur, qe dikur ngrinte bishtin perpjete. Krekoset, por keshtu do perfundoje. Ceshtje kohe. Kembanat po bien, vetem ky nuk i degjon.

  8. “ZeqoPlilafi” i bashkise – eshte nofka ime per Llumin veliaj! Karakter i portretizuar si sharlatan nga Cekja dhe regj. Arjan Culiqi.

  9. Meta Mund te kete te drejte por e keqperdor,nuk mundet nje bandit qe vjedh te flasi per ligjet.Ky edepzes qe e nderron formen sipas xhepit eshte shume me keq se Rama.Kur Rama erdhi ne fuqi gjeti vetem 50 kg goshe dhe 10 kg oriz ne rezervat e shtetit te Berishes dhe Metes.Oh sa vidhet,edhe ajrin dhe diellin e vjedhin.

    1. Pa na e sqaro mirë se sa paskej lënë “Saliu” në hambaret e shtetit, 50 kg goshë, groshë apo gozhdë dhe si e me çfarë kandari i peshove ?

    2. o ropqir po tani po vdesin per buken e gojes mos shif telenovelat qe kane 6 vjet qe bejne teater o ropqir. apo te ra bytha rehat me partine

  10. Eh mer Bushat. Ty, Lubonjes dhe atij Haxhi qamilit me mjeker sju del e keqja me Ramen dhe rini tu shkrujt ksi lloj traplliqesh. Ju vje hidhet masanej kur ju qujne kazan.

    Ilir Meta me blok ne dore e ka vendin ne burg – e shpetoi ai qe ju i boni fresk, po ty te pelqen me e harru ket’ detaj. Nejse Lir kokelopa tani eshte president.

    A i takon presidentit te merret me tendera, rruge, shpronesime…. qe nuk perbejne cenim te sigurise kombetare?
    Lir kokelopa mund ti beje keto pyetje nese do ishte kryetar i LSI, po ai zgjodhi te jete president dhe presidenti nuk mund te fusi hundet ne punet e qeverise.
    Birisha i shkonte Meksit te kryeministria dhe drejtonte mbledhjet e qeverise, po ajo kohe ka mare fund. Apo jo Bushat?

  11. Te pakten Luli tek cadra vinte ne oren 12,vinte nje CD me hymnin kombetar dhe pastaj shkonte tek Rogneri,por KY kari c’ka qe kruhet apo i thote Rames “te kam ne dore me jep % qe me takon”.Edhe i japin mend studenteve qe mos emigroni.Vete Saliu,Nanao,Meta ,Luli,Rama i kane cuar femijet ne shkolla jashte shqiperise dhe ketyrer idiotave i thone qe ju rrini ketu .Ik nje ore e me pare nga ky vend ferrash.

  12. KETE VEND E KA MARRE LUMI . POR MILETI ESHTE NE GJUME . NGA 15 MILION UNAZA BEHET ME 48 MILION, NE PROJEKTET E TJERA VJEDHJA ESHTE ME GALOPANTE SE TEK UNAZA . JANE PESE DHE SHTATE FISHUAR CMIMET. POPULLI JONE ESHTE I LODHUR DHE ESHTE NE LETARGJI SHEKULLORE . NEJSE , TANI QE DRANE PRENGA E KALOI VETINGUN SHPRESAT PER DREJTESI SHTOHEN . RROFTE RIPJELLJA , RROFTE VETINGU . RROFTE LEJFENI .

  13. Ti ja kalokërëke si “intelektual” edhe Tao Pallës me doktoratë të vjedhur e me pamje debili.
    A mos ke edhe ti si miq familjarë ndonjë kapomafia si miqtë e Tahirit e të Taos në mps qofshë vetë një prej tyre ?
    Apo mos je një nga qytetarët “e ndershëm” të intelektualit të “shquar” Gjushi, që deklaron pa pikë turpi se kjo është detyra ime si kapo socialist, që të mbledh vota për partinë me ndihmën e bandave kriminale të mafies së drogës.
    Ilir Metën Berisha e kishte në qeveri dhe e detyroi të japë dorheqjen kurse president e zgjodhi Rama.

  14. Ilir u cmend, se ky po behet me i pasur. Po vjedh me shume e spo ndan gje. Ky qenka lubi, mendon Iliri. Dhe ashtu po del vertete. Ky qe perbetohej per lufte kunder korrupsionit, ppp te pd, oligarkeve, sot jo vetem ju ka hapur krahun, por i ka shtuar dhe fuqizuar dhe me shume.
    Jane nje bande, qe filluan te vidhnin qe diten e pare ne pushtet. Nuk kane din e iman, prishen e shperfytyrohen para lekut. Kanabizuan gjithe vendin, e bene adriatikun autostrade te kanabisit, e bene buxhetin kashte e koqe, nuk lane kriminele pa nxjerr nga burgu, lejet e ndertimit, vend e pavend, detyruan investitoret e huaj te iknin naten, i zevendesuan me kinezet e cetit dhe zamirit.
    Ky neveria i bashkise, akoma me i peshtire, akoma me hajdut. Ky rivalizon tani per tani Ramen ne pasuri. Keta nuk kane rivale. Jane ne lufte me njeri tjetrin, lufte brenda llojit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu