• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 persona në Greqi për trafikim lëndësh narkotike

Lajme



Tre persona, një 28 vjeçar shqiptar, një 49 vjeçar bullgar dhe një 53 vjeçar grek, u arrestuan në Paleo Faliro në Greqi nga punonjësit e policisë për posedim dhe trafikim të kokainës.

Kokaina u është gjetur në makinën me të cilën udhëtonin ku edhe u arrestuan. Nga hetimi doli se personat e arrestuar kishin një banesë në shërbim të veprimtarisë së tyre, por kishin gjithashtu edhe hapësira magazinimi, ku nga kontrolli u gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: 598 gram kokainë, 21,500 euro dhe tre makina private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *