• |
ide | kryesore

Basha-studentëve: Nuk do iu digjet viti, mos kini frikë!

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha siguroi studentët se nuk do iu digjet viti akademik pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan në “Twitter” se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor. Basha iu bën thirrje studentëve të mos kenë frikë pasi e gjithë shoqëria është me ta.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha në Twitter.

Dy ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, Rama i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do të humbisnin vitin. “Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik”, tha Rama.

Basha Twitter

 


2 Comments

  1. Cila shqiperi eshte me keta o koke loqe qe nuk u poqe or lulu,keta kokrra studente te paguar nga parate e krimit lulu-mona,por ti lulu dhe keta lulute nuk do e stabilizoni dot vendin me keta pseudo protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *