• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr SMS-të: Djali i policit rrahu gardistin, ngjarja u mbajt e fshehtë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një “qytetari dixhital”, i cili thotë se në Vlorë para dy ditësh është goditur rëndë një efektiv i Gardës së Republikës nga djali i një efektivi policie. Sipas denoncimit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kapelja” dhe policia nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje. Sipas të njëjtit burim, efektivi i Gardës së republikës ndodhet në gjendje të rëndë me dëmtime në gjymtyrë.

Komenti i Berishës:

Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! sb

Përshëndetje Z.Berisha doja te ndaja nje çudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23. ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policia e Vlorës ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje. Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyrët dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *