• |
ide | kryesore

Dhimbja e babait të Emiliano Sala: “Është një makth, jam i dëshpëruar”

Sport



“Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe. Jam I dëshpëruar”. Horacio Sala, i ati i Emilianos, shpreh gjithë dhimbjen e tij në një intervistë të një tv local, pasi mësoi se mbetjet e avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi argjentinas u gjetën të dielën në Kanalin e La Manshit. Prindi ka shpjeguar se ka mësuar lajmin e tmerrshëm vetëm nga televizioni.

Ndërsa familja e disa miq të futbollistit të pafat qendrojnë prej ditësh në një hotel në Nantes, Horacio ka mbetur në Progreso në pritje të lajmeve. Është lajmi më i keq që një prind mund të marrë dhe e mora nga televizioni. ‘Kam komunikuar me ta cdo ditë, por nga momnti që nuk kam Whatsapp është vështirë ti mar rose të më marrin. Më thanë se ditët kalonin dhe nuk kishin njoftime nga Emiliano ose avioni”. Pastaj erdhi konfirmimi i tmerrshëm: edhe pse trupi nuk është gjetur akoma, pas dy javësh hipoteza më e frikshme duket e pashmangshme.

Emiliano Sala, 28 vjecar, e David Ibbotson, piloti, udhëtonin në bord të një Piper Malibu PA-46-310P të zhdukur nga radarët të hënën në 21 janar rreth 20 kilometra në very të ishullit të Guernsey. Ishin nisur nga Nantes, ku deri në atë moment sulmuesi luante dhe ishin drejtuar për në Cardiff në Uells, ku sulmuesi sapo kishte firmosur një kontratë për të vazhduar aty karrierën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *