• |
ide | kryesore

Dybala iku nga pankina para kohe, Juventus e zgjidh kështu

Sport



Nuk do të ketë asnjë cështje Dybala tek Juventus. Sjellja e fantazistit argjentinas, që braktisi pankinën gjatë ndeshjes me Parmën, pasi e kuptoi se nuk do të futej në fushë, nuk i ka pëlqyer aspak shoqërisë bardhezi që ka vendosur të aplikojë linjën e butë e të mos e dënojë futbollistët. Në rinisjen e stërvitjes, do të ketë një sqarim mes ‘Joya’ e teknikut, Massimiliano Allegri, që të shtunën e kishte komentuar gjestin e argjentinasit kështu: “Nuk e pashë, nuk e kam kuptuar, ndoshta ndjente të ftohtë”.

Përvec teknikut, edhe shoqëria do të bëjë të ndihet prezenca e saj: qëllimi i Agnelli është ta thërrasë numrin 10 e ta ftojë të ketë një sjellje ndryshe, por pa aplikuar me gjobë kundër argjentinasit. Në një moment jo të lehtë të sezonit të bardhezinjve, që në harkun e pak ditëve dolën nga Kupa e Italisë nga Atalanta e pastaj u rikuperuan dy herë në Stadium nga Parma, drejtuesit e lartë të Juventus duan të shohin një grup kompakt e të bashkuar për të arritur në formën më të mirë në rast të konfrontimit në Champions League kundër Atletico Madrid, që do të thotë shumë mbi ecurinë europiane të Zonjës së Vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *