• |
ide | kryesore

Icardi kundër tifozëve: “Nëse nuk e do Interin kur humb…”

Sport



Fërshëllimat e San Siro nuk i kanë kaluar lehtë Mauro Icardit, që i është përgjigjur ashpër tifozëve zikaltër, për mënyrën e sjelljes me skuadrën. Nuk ka qenë e bukur në fakt sipas asaj që thotë kapiteni të shoqërohesh gjatë gjithë ndeshjes nga fërshëllimat e tifozëve. Një kontestim që Maurito nuk e pranon dhe i përgjigjet në rrjetin social me fjalë të rënda: “Nëse nuk e do kur humbet, mos e duaj kur fiton” shkruan në Instagram Icardi. “Pranoj me dëshirë vështirësitë dhe pengesat si hapa të rëndësishëm në shkallën e suksesit. Gjithnjë #forzainter”.

Një shfryrje inati që nuk ka nevojë për përkthim e që mund të provokojë një tjetër frakturë mes argjentinasit dhe tifozëve të tij. Por nga ana tjetër, ajo që po përjetohet në klubin zikaltër duket si një situatë të gjithë kundër të gjithëve, një stuhi që i ka përfshirë të gjithë: dhomat e zhveshjes, raportin lojtarë –trajner, ekuilibrin e shoqërisë dhe dialogun me tifozët.

Java megjithatë është hapur me polemikë dhe duket se do të vazhdojë e tillë deri në ditën e sfidës me Parmën, decizive, të paktën për Spalletti. Sepsem si ndodh gjithnjë, ai që paguan është trajneri, edhe kur nuk është fajtori i vetëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *