• |
ide | kryesore

Investigimi/ Si bëri fiasko propaganda me 20 emigrantët që do vinin në Shqipëri

Kryesore, Lajme



Asnjë nga eritreanët që pritej të vinin në vendin tonë nga anija ‘Diciotti’ e ndalur në Itali në gusht të vitit të shkuar, nuk ka zbarkuar në Shqipëri.

Marrëveshje zyrash shtypi që i shërben propagandës e quan Nicola Pedrazzi, gazetari që e ka ndjekur çështjen e bllokimit të eritreanëve në port që prej fillimit të krizës.

Qeveria populiste italiane nuk pranoi të priste në vend 150 emigrantët nga Eritrea. Problemi nuk ishte tek numri i vogël i emigrantëve të bllokuar dhe në nevojë, por tek disa vite politikë që hapte dyert për refugjatët, ndërkohë që vendet e tjera të BE nuk e ndanin barrën italiane sikurse parashikohet.

“Ndryshe nga çfarë u shkrua në Tëitter, asnjë nga njerëzit që zbriti nga anija Dicotti në mbrëmjen mes 25 dhe 26 gushtit 2018 nuk arriti në tokën shqiptare. As qeveria italiane dhe as ajo shqiptare nuk punuan kurrë për transferimin e 20 prej tyre në Shqipëri.” – shkruan Pedrazzi në balcanicacauso.org.

Por çfarë u tha në kulm të krizës së eritreanëve 6 muaj më parë? 

“Itali! Nuk mund ta zëvendësojmë Europën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit kur ne ishim dikur eritreanët që vuanim për ditë e netë në mes të detit, duke pritur që të zgjohej Europa. Dje, ne na shpëtoi Italia dhe sot jemi ne të gatshëm t’ju japim një dorë.” – shkroi më 25 gusht Ditmir Bushati në Twitter. Ministria e Brendshme italiane reagoi duke falenderuar Shqipërinë për këtë gjest.

“Ministria e Punëve të Brendshme italiane falenderon Shqipërinë për vendimin për të pritur 20 refugjatë nga anija Diciotti. Një sinjal i një solidariteti dhe miqësie shumë të vlerësuar nga Italia.”

“Një çështje shqetësuese e ‘diplomacisë-sociale’” – Nicola Pedrazzi 

Gazetari italian shkruan se pa pëlqimin e personave në anije, kjo ‘zgjidhje’ ishte e jashtëligjshme, sepse asnjë prej dy qeverive nuk tregoi një vullnet politik që shkonte përtej njoftimeve. Qëllimi i atyre njerëzve të bllokuar në anije, sikurse u bë e qartë më vonë, nuk kishte qenë kurrë të qëndronin në Itali, por të shkonin tek vendet e pasura si Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania.

Shkurt, askush nuk mbërriti në Shqipëri, sepse në të vërtetë, propozimi nuk kishte kuptim.

Në dimensionin e tij italiano-shqiptar, rasti Diciotti ka kombinuar tri shtresa të lajmeve të rreme: ligjore, politike dhe njerëzore. Një përzierje e rremë e mistifikimeve të shitura në internet edhe nga ministria e Jashtme italiane; një fakt që është veçanërisht serioz, sepse edhe në kohën e internetit, institucionet e shtetit nuk duhet të jenë subjekt i manipulimeve të politikanëve në detyrë, dhe sidomos për propagandën e një qeverie të huaj, si Shqipëria në këtë rast.

Është e rëndësishme të theksohet se për anijen Dicotti nuk ranë dakord dy vende mike, por dy stafe komunikimi.

Duke rënë dakord për rezultatet e kësaj situate, menaxherët e mediave sociale të Matteo Salvinit dhe Edi Ramës, na bënë të lexonim dhe komentonim artikuj të tipit: “Shqipëria hap dyert për Dicottin, ‘Përpara ishim ne, tani ju kthejmë favorin’” nga Corriere dela Sera – dhe jo vetëm.

©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Sigurisht, vetem propaganda neveritese i ka mbetur se per te tjerat, Shqiperia i ka bere detyrat. Rilindja ka vjedhur sa ka dashur e ku ka mundur. Ne ’91 u rrezua shtatorja e Hoxhes por duket se tani do i vihen qente e terbuar Rames per ta ndjekur….gallate

  2. qfare pritet nga dhjerja e stalinit,hrushqovit,mao luu ce dunit e enverit qelbesires shizofren kokpalar e bastard pos pordh e fend qe qelbin.

  3. Po rama e dinte qe nuk mund ti merrte emigrantet pasi nuk e lejojne ligjet e europes dhe konventat nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *