• |
ide | kryesore

Jeniffer Lopez, dedikim Alex për 2 vjetorin e lidhjes

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez festojnë sot dy vjetorin e lidhjes.Këngëtarja duket se ndihet shumë me fat që ka gjetur një partner si Alex . Të paktën kështu shprehet ajo në një postim mjaft romantik në Instagram, kur flet për miqësinë e vërtetë, dashurinë dhe surprizat që merr gjithnjë nga partneri i saj, që e bën të ndihet si një adoleshente.
“Dy vjet buzëqeshje,
dy vjet qejf,
dy vjet aventura,
dy vjet rritje dhe leksione,
dy vjet miqësi të vërtetë
Dhe aq shumë dashuri !! Ti e bën botën time një vend më të bukur, të sigurt dhe të qëndrueshëm … në mes të jetës sonë gjithnjë në ndryshim, gjithnjë në lëvizje … më bën të ndihem si një adoleshente që fillon nga e para … Çdo herë që unë mendoj se të kam kuptuar, ti më befason në mënyrën më të mrekullueshme duke më kujtuar sesa e bekuar jam që të kam gjetur tani në këtë moment, në këtë kohë… kohën tonë … Të dua Macho … “



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *