• |
ide | kryesore

Kamza, një javë kohë për të shmangur krizën: lojtarët vendosin ultimatum

Sport



Sikur të mos mjaftonte përfshirja e pashmangshme në zonën e mbijetesës dhe konkurenca me skuadra me më shumë peshë si Tirana e Luftëtari, tani Kamza bie nga shiu në breshër. Situata financiare e vështirë, që nuk është dicka e re sepse vazhdon prej muajsh, është bërë e padurueshme për futbollistët, që kanë marrë vendimin të japin sinjalin e tyre, duke bojkotuar ndeshjen me Partizanin kryesues.

Një pjesë e mirë e titullarëve, ose më saktë shtatë prej tyre, nuk kanë qenë në gjendjen e duhur psikologjike për të përballuar 90 minutat e një ndeshje decizive, por humbja e marrë ndaj të kuqve është vetëm hapi i parë drejt një krize që nënkupton rënien e sigurtë nga Kategoria. Vendi i fundit në renditje është prezent që tani me 15 pikë, të kaluar për momentin edhe nga Kastrioti, që mposhti 2-1 Skënderbeun, kështu që cdo humbje rëndon pozitat dhe con drejt një fati të vendosur.

Një javë kohë i është dhënë drejtuesve të klubit, nga lojtarët, për të zgjidhur situatën, që lidhet me thyerjen e mardhënieve mes presidentit Qarri dhe Bashkisë Kamëz, që do të thotë deri përpara ndeshjes në Durrës me Teutën. Në të kundërt, lojtarët do të rishikojnë pozicionin e tyre dhe janë të vendosur ti shkojnë deri në fund, pavarësisht se merkato është mbyllur dhe koha nuk punon për ta. Nga drejtuesit e klubit është dhënë premtimi se cdo gjë do të shkojë mirë, por ditët për ta zgjidhun kalojnë shpejt dhe nuk është se ka shumë deri në dead-line e vendosur nga lojtarët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *