• |
ide | kryesore

LAJMI I FUNDIT/ Përdhunuan 14-vjeçaren, gjykata merr vendimin për 7 adoleshentët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të lerë në burg 7 adoleshentët të cilët kryen marrëdhenie seksuale në grup me një të mitur në qytetin e Kavajës.

Gazeta “Panorama”, raporton se pesë prej adoleshentëve gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeëare.

 Ndërsa dy nga të rinjtë kanë pranuar akuzat e Prokurorisë. Akuza e ngritur për ta është “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti. Para Gjykatës janë paraqitur dhjetar familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen. Kjo e fundit ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Para nisjes se seancës gjyqësore ka patur tensione mes familjarëve dhe mediave, ku nuk kanë munguar kërcënimet ndaj gazetarëve. Familjarët kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave: “Largohuni, maskarenj”.



3 Comments

  1. Burg maskarenjve!
    Te vuajne pasojat e veprimevr te veta maskarenjte! Keto dhe prinderit e tyre
    Maskarenj ! Pjella te kewija

  2. 25 vjet burg qe ta shijojne mire perdhunimin. Kur te dalin do kene me qejf me u vesh me fustan se me pantallona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *