• |
ide | kryesore

Lubonja: Historia korruptive e Unazës së Re nuk duhet të mbarojë me kaq, dikush duhet të japë llogari

Lajme, Të fundit



Publicisti Fatos Lubonja, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi reagimin publik të një dite më parë të Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili doli me qëndrim publik për çështjen e Unazës së Re dhe kërkoi anulimin e këtij projekti që prek shumë shtëpi banime me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore.
Lubonja thotë se për të dalë në këtë konkluzion Presidenti Meta i ka bërë kërkesë institucioneve për tu mirë informuar për këtë projekt dhe është plotësisht në të drejtën e tij.

“Të mos harrojmë se ngjarja u bë ngjarje kur u denoncua falsifikimi në News 24. Qëndrimi i Presidentit ka një vlerë tjetër. Unë nuk dua ta shoh këtë si një konflikt mes dy personash, dua ta shoh si mënyrë të funksionimit të ligjit në Shqipëri. Ata që kanë detyrë t’i përfillin nuk i përfillin (Në këtë rast Qeveria nuk përfilli Presidentin) Kjo i tejkalon të gjitha caqet. Është ligji që duhet t’i përgjigjesh. Presidenti rendit nja 8 raste kur është nëpërkëmbur nga institucionet e shtetit që duhet ta informojnë. Dhe kjo tregon se kjo pjesë e shtetit që është qeveria kujton se është i gjithë shteti dhe nuk del përtej, atëherë ky është një problem i madh për demokracinë. Padyshim reagimi lidhet me vetë faktin se si është dhënë ky tender. Grabiten 20 milion euro, ditën për diell, nga institucionet e shtetit dhe nuk heton prokuroria. Nuk arrestohet, nuk hetohet personi që qëndron prapa këtij skandali një 26 vjeçarit. Pra shteti vjedh se s’ka frikë nga askush, opozita nuk quhet, Presidenti nuk quhet, atëherë ku jemi?”, thotë Lubonja.

Duke qëndruar në linjën që Presidenti ka pasur të drejtë që ka reaguar publikisht për projektin e Unazës së Re, Lubonja shtoi se kjo histori nuk duhet të mbarojë me kaq dhe se dikush duhet të japë llogari për vjedhjen e 20 milion eurove në atë projekt.

“Demokracia është kontroll pushtetesh. Ke një president që mendon se ka të drejtë, nga ana tjetër është ekzekutivi dhe nga ana tjetër media. Nëse kryeministri thotë media është kazan, nëse Presidentin e quan kryetar opozite ndaj është demokracia ajo ka një gjykatës. Ky karagjozi i Bashkisë thotë Presidenti i rrugëve…Por duhet dhënë përgjigje për vjedhjen 20 milion euroshe, ose ndryshe duhet lënë drejtësia të veprojë”.

Lubonja u shpreh ndër të tjera se projekti i Unazës së Re duhet të anulohet sepse është projekt për të vjedhur. Sipas Lubonjës, paratë duhet të shkojnë për studentët apo për çështje më të rëndësishme dhe primare sesa ndërtimi i Unazës së Re.

“Unaza e re ishte një projekt për të vjedhur. Lekët nuk mund të shkojnë tek Unaza kur mund të shkojnë për studentët, tek arsimi etj. Ka shumë gjëra të tjera primare për të investuar. Ai projekt për mua duhet të anulohet. Unaza është metafora e asaj se ku po shkon Shqipëria. Ne kemi 3 banda parti dhe po ngushtohen këto hapësira. Ne kemi ngushtimin e hapësirave demokratike, të demokracisë nga Edi Rama dhe Rilindja. Unë mendoj se gjithë ky lloj fronti apo ‘xhepa ‘ose do fashitet ose ky lloj fronti do të arrijë, mendoj se do jetë me zgjedhje ose protesta që të mos përsëritet gjithçka, por të korrigjohen ca gjëra. Këta edhe vetë po tërhiqen nga ca koncesione. Ka një vetëdije se nuk shkohet më kështu. Edhe këta oligarkët mbase do të reflektojnë. Opozita duhet të ndërtojë një ekonomi alternative”- tha Lubonja.



7 Comments

  1. Sa me shume flet ti ljubo aq me shume I largon skifterat nga protesta qe do rrezoje ramen,ti je njish per kete,dhe saliut ja fut,per te bere qe populli nuk ju shef dot me sy

  2. Prokurorja kroate qe erdhi sot do tjua fusi thundrat ne 1 kepuce ,politikanve te korruptuar dhe cdo sherbetori te plitikanve prej 28 vjetesh. Llafet e tjera qe thuhen ne kazanet mediatike qe i sherbejne politikanve jane pordhe pa rigon.

  3. Dikush duhet te jape llogari per vjedhje e 30 milion eu (jo 20milion), thore Lubonja. Dhe vertet, kane kaluar me shume se tre muaj, dhe po mundohen ta kalojne , gjithe kete skandal financiar, qe nga permasa dhe flagranca nuk ishte pare deri tani.
    Ne vetem 1 muaj, e faktuar tashme, vidhen nga kryeministri, ne dy procedura tenderimi 18 mil eu ARRSH dhe 12 mil eu OST, nga nje firme false , ku mbrapa qendronte nje nga biznesmenet me te medhenj ne vend, pjese e oligarkeve te krijuar nga pushteti PD+PS.
    Kush mund ta merrte persiper nje inisiative te tille? Afrim Qendro apo Klodian Gradeci?!
    Ministri Gjiknuri?! Asnje nga keta i vetem, e aq me teper pa dijenine e Rames. Ne kete afere jane te perfshire koke e kembe kryehajduti Rama dhe mosreagimi tregon qe nje kocke e ka lepire dhe lideri i opozites Basha.
    Fakti qe nuk ka reagim, nga Prokuroria, duket si nje ceshtje qe po lihet ne harrese, reagimi i vaket i opozites, e tregon me se miri qe shteti eshte i kapur.
    Reagimi i Presidentit Meta, eshte dinjitoz, pak i vonuar. Arroganca e maxhorances, reagimi i kryeministrit dhe i sumces pinjoll veliaj, tregon qe keta po e mbrojne me cdo kusht kete histori. Mbase diskutojne kush do e marr persiper gjithe kete barre, por pa u zgjidhur kjo histori kjo maxhorance bande, dhe ky kryeminister kryebandit, nuk kane asnje force morale te vene nje tulle te unaza re.
    Insistimi per ta ribere proceduren, eshte tentative per te fshehur gjurmet, dhe mbuluar m…… qe tani eshte bere mullar e po i qelb te gjithe bashke.

  4. Drejtoret kane zbatuar vetem urdherat.
    Sa kohe te jete Rama kryeminister nuk ka per te ndodhur asgje. Eshte e veshtire ta marre njeri persiper, kete skeme kaq te trashe me vjedh 30 mil euro. Mendoj qe SPAK duhet ta filloj nga ky skandal pune. E vet ne Shqiperi. Arta Marku nuk ekzisyon. Prokuroria eshte kthyer ne nje drejtori qe varet nga Rama. Nuk ka asnje force te bej gje.

  5. Spaku do ti shkerdheje keta politikane,por ne krye te listes eshte kryekrimineli ordiner sali berisha pastaj me rradhe te gjithe,duke u denuar I pari saliu shqiperia do kete70% me shume oksigjen,do jete mire dhe per ju skiftera dhe shpellare

  6. A kur merret Tos coglionia per reference.
    Duhet te pergjigjet dikush thote coglionia duke presumuar vjedhjen. Dhe asnje fakt nuk sjell.
    Fakt eshte qe tenderimi nuk u finalizu dhe asnje qindarke nuk eshte paguar.

    Naltgjatesia te pakten beri ndrimet qe beri dhe puna i ngelet prokurorise.

    Tos cogljonen se kam pa te komentoje me po te njejtin zell fjalavjen per privatizimin e rafinerise Ballshit, apo per rrugen e kombit. Ministri atehershem (ai qe e ka vrimen e bythes te mjekra) i qiu robt dhe Tosi rinte urte. Jo se pallavrat e cogljones kane ndonje vlere, po sa per te tregu hipokrizitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *