• |
ide | kryesore

Pedagogu: 0 lekë investim për kërkimin shkencor ndërkohë që shpenzohen 400 milionë lekë për roje

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme asambleja e pedagogëve është mbledhur për të diskutuar se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë pas bojkotimit të mësimit. Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit Ervin Goci teksa ka kundërshtuar ligjin për Arsimin e Lartë, është shprehur se janë shpenzuar 400 milionë lekë për roje dhe 0 lekë për kërkim shkencor.

Ervin Goci: Pak a shumë diskutimet janë në dy kahe. Kam qenë një nga kundërshtarët e hershëm. Operojmë në një kontekst ku ofendohen pedagogët.  Financimi i Universiteteve është qarkullim parash bosh që nuk vijnë fare në Universitet. Rezultojnë 400 milionë lekë për roje asnjë lek për kërkim shkencor. Luajnë pingpong me veten nga Ministria shkojnë te bordi. Paratë e Universiteteve janë bërë rrush e kumbulla.  A ka njeri përgjegjës për këtë histori. Paratë tona janë shpërdoruar dhe jemi në situatën, ku ne s’dimë ça bëhet me paratë tona. Askush nuk mban përgjegjësi dhe thonë se ligji është i shkëlqyer.

Ndërkohë, profesor Mark Marku është shprehur se në takimin e pedagogëve me ministren e Arsimit Besa Shahini nuk ka patur asnjë qëndrim konkret mbi kërkesat e pedagogëve.

Mark Marku: Biseduam dhe shkuam me këtë qëndrim. Ne jemi të hapur për dialog dhe ne presim përgjigje. Mund ta japësh direkt në media. Ne shkuam dhe biseduam dhe takim zgjati rreth një orë dhe  pa rezultat, pati predispozitën për t’u takuar me ne. Nuk kishte asnjë qëndrim në raport me kërkesat tona dhe ajo vazhdimisht këmbëngulte që ne jemi të aftë për të vazhduar komunikimin, dialogun etj.Ne jemi këtu për vendosur për qëndrimin që do mbajmë. Ne jemi këtu përfaqësues të disa Ansambleve dhe do shprehim alternativat si do reagojmë për mospërgjigjet e kërkesave tona nga ana e qeverisë.


3 Comments

  1. Me duket se kete Markun do ta bejne Roje,ka filluar ta vere fytyren si te Lepurit qe mezi flet ship.Nje debil qe ha qyl ,Tani do te hedhi shtetin se do bythen e vet.

  2. Edhe VOA e tha qe Marku i pagoje do te behet minister kur Berisha alias Luli te vije ne fuqi.Edhe djali i Fahriut do te vije ne greve dhe do te japi intervista per shendetin e grevisteve.Mark je nje bufone qe mund te japesh leksione ne shqip.Gjiknuri do te vije prap minister ne qeverine Berisha 3 ose 4,oh sa Gjiknure ka rreth e rreth.Lajmet e koridoreve thone qe edhe vete ptsidenti hajdut Meta do te vije me gjithe gruan e nates ne greve birre dhe salcice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *