• |
ide | kryesore

Plas në Vlorë: Alla, Torassa e Kale një hap larg zgjidhjes së kontratës

Sport



Zgjidhja e situatës financiare në Vlorë duket ende mirazh. Përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, kundër Tiranës, kuqezinjtë po i kryejnë me mendjen tek financat. Situata vijon të mbetet e njëjtë në ambjentet e klubit, ndërsa për momentin nuk ka ende largime, me lojtarët që janë ende në pritje të zhbllokimit të situatës financiare.

Lojtarët kishin marrë garanci për zgjidhjen e saj, madje ishte deklaruar se deri në datë 2 shkurt do të kalonin një pjesë e pagave, por ashtu si konfirmohet nuk ka ende asnjë lëvizje të tillë. Skuadra ka vijuar edhe këtë të hënë stërvitjen, në kuadër të ndeshjes së kthimit të mërkurën ndaj bardhebluve, psikologjikisht të rënduar.

Mësohet se Mohamed Useini është lojtari i radhës që ka lënë afat për kalimin e pagave, madje deklarohet se ka vendosur ditën e mërkurë, atë të ndeshjes, për zgjidhjen e situatës, por pas nuk mbeten as lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Alla, Torasa, apo edhe Kale, të cilët janë ndër lojtarët kryesorë të vlonjatëve dhe natyrisht kërkojnë garanci, por njëkohësisht edhe kalimin e pagave.

Vetëm normale nuk është vigjilja e kthimit me Tiranën, në të cilën Flamurtari duhet të rikuperojë dy gola: por në këtë gjendje vështirë se mund të mendohet dicka e tillë…për më tepër që dicka është e sigurtë – lojtarët nuk kanë ndër mend të presin pafundësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *