• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet 43-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një 43 vjeçar nga Tirana thotë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth 06:30, është njoftuar se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale E.K.

Pas ngjarjes, autori është larguar. Policia sqaron se shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *