• |
ide | kryesore

Video/ Dëmtimi i tmerrshëm i Oliveirës në Angli: Mings shkel e shpërfytyron kundërshtarin, nuk është as faull

Sport, Video



Championship është kampionati i betejave dhe në këtë pikë nuk zhgënjen kurrë. Këtë herë e ka pësuar keq futbollisti i Reading, Nelson Oliveira që ka përfunduar në tokë mbuluar nga gjaku. Faji është i gjithi i Mings që fillimisht e ka rrëzuar në tokë e më pas e ka shkelur kundërshtarin, duke e shpërfytyruar ashtu si tregojnë edhe imazhet.

Arbitri i ndeshjes ka futur menjëherë në fushë ambulancën, por cuditërisht nuk ka sinjalizuar faull e as ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin e Aston Villa, që është përsëritës në këtë pikë. Dy vjet më parë, Mings bëri dicka të ngjashme ndaj Zlatan Ibrahimovic.

https://www.youtube.com/watch?v=rCYLq44iy8k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *