• |
ide | kryesore

Video / Liverpool ndalet nga West Ham, City -3 larg

Sport



Barazimi i dytë radhazi në Premier League për Liverpool që nuk arrin të shkojë më shumë se 1-1 në fushën e West Ham. Ndodh gjithçka në pjesën e parë. Në minutën e 23′ Të Kuqtë kalojnë në avantazh falë Mane. Nuk zgjat shumë dhe në të 26′ janë Hammers që barazojnë mbi zhvillimet e një goditje dënimi të Felipe Anderson, me Michail Antonio që ndëshkon Alison me një diagonale të saktë. Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u përpoq të ndryshonte situatën, por pa sukses duke e mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-1. Pas këtij frenimi Liverpool e çon në -3 diferencën ndaj Manchester City të vendit të dytë dhe gara për titullin është më shumë se e hapur. Në fund të javës së 25 të Premier League, Të Kuqtë vijojnë të udhëheqin renditjen me 62 pikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *