• |
ide | kryesore

Vjen në Tiranë prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin

Lajme, Të fundit



Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK. Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Pas reformimit, Prokuroria kroate gjatë viteve të fundit ka hetuar edhe ish-kryeministrin e vendit duke e arrestuar për korrupsion. Kryetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të flasin rreth hapave të mëtejshëm të ngritjes së gjykatave të posaçme dhe SPAK.

Deri tani 14 gjyqtarë kanë aplikuar nga shkalla parë dhe tetë nga apeli,për të qenë pjesë e gjykatës speciale. Ndërkohë për prokurorinë speciale SPAK, deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë nga të cilët 9 nga krimet dhe dy të tjerë nga prokuroritë e rretheve.



4 Comments

  1. Kjo ka ardhe ne Tirane qe te hetoje dhe arestoje ish kryeministrat si Sali Berishen,Ilir meten dhe ndonje tjeter qe do dali rruges ashtu sic beri ne Kroaci me Sanaderin.

  2. me duket se ka ardhe per qeveritaret tane te korruptuar se bashku me salen qe nafija ka frike ti permendi emrin

  3. Hahaahah
    Ca tallje trapim xa lidhke ka kjo me lajmin

    O lapsalllaaaare . Nje lajm me trump mafioz rus pa lidhje…. nje lajm kroatja prokurorja e sanader pa lidhje… hajde lajme kot hajde.. boni dhe noi qoke per sander lleshin. Dhe shani erion veline kaq.
    Po jepni noi lajm qe nxjerr pisllikun e qazim sejdinit gjyshit atij bushit me 10 emra roshit dpshit frrokut xhafes.. boni noi gazetari se vetem publikoni lajmet e tjereve dhe opinione koti

    Ku ka fugshpumi buk e djathe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *